Gjermanet e konsiderojnë Shqiperine vend komunist. Flamuri me yll në panairin e Frankfurtit

Skandal në panairin e Frankfurtit, ylli komunist valëvitet në flamurin shqiptar Një tjetër turp duket se do të shoqërojë Shqipërinë në prezantimet e saj ndërkombëtare. Skandali i radhës është raportuar sot në panairin e Frankfurtit në Gjermani, ku flamuri shqiptar është prezantuar me simbolin e yllit komunist mbi shqiponjën kuqezi.

Një nga qytetarët që ka dërguar fotot, ka ironizuar duke e lidhur shfaqjen e flamurit me yllin komunist me aktualitetin e qeverisjes Rama që po e çon vendin drejt një diktature.

Nuk dihet se si ky flamur ka përfunduar të valëvitet i qetë pa djeninë e palës shqiptare, por mungesa e vëmendjes i bën organizatorët shqiptarë po aq fajtorë.