Gëzuar Pavarësinë Kosovë, po sfida është bashkimi me Shqipërinë
Nga Nebil Çika
Sot u mbush 10 vjet nga dita kur Kosova shpalli pavarësinë një ngjarje me rendësi te madhe historike për shqiptarët kudo qe janë. Sot me krenari te gjithë i urojme Kosovës dhe vetes gëzuar festen por te gjithë e dimë qe kjo nuk mjafton. Sot politikanet tanë ne 5 shtete ishin ne Kosove ne garën e përvitshme parapara kamerave , bliceve , mikrofonave etje kush e kush te beje “atdhetarin” e madh e kush te mari dekopraten me t rendesishme edhe pse shumoica e tyre nuk ka levizur as gishtin per pavarsine , gjë qe shpesh here ta shpif pasi detyra e tyre nuk është kjo hipokrizi bajate por avancimi i çështjes kombëtare, një pune e pa mbarur e shqiptarëve. Ok ,pavarësia është fitore historike por a mjafton kjo? Sigurisht qe jo ! Ëndrra projekti ynë shekullor i lare me gjak është bashkimi kombëtar për te cilin Kushtetuat e Shqipërisë detyron çdo zyrtar te shtetit shqiptar te beje ç ‘është e mundur për te realizuar ketë objektiv historik. Por sa është e angazhuar politika shteti shqiptar dhe ai i Kosovës për te realizuar bashkimin kombëtar?! Pothuaj aspak , përkundrazi ne shume raste kane punuar e punojnë kundër këtij objektivi .
Sot “patriotet” qeveritar qe pozonin mbanin fjalime ne Prishtinë ,duhet te ndjehen te turpëruar qe shpatarët kane ende dy shtete , dy qeveri , dy parlamente, kufi ,dogana, ambasada te njeri- tjetri etje sikur te mos kemi asnjë lidhje me njeri tjetrin e jo te jemi rracë, nje gjakl e një komb.
Bashkimi nuk është një ëndërr apo projekt nacion alist por një kusht jetik për mbijetesën tone politike , ekonomike, shoqërore , kulturorë etje. Vetëm te bashkuar do te mundin te zgjidhim vete hallet tona . Pavarësitë e te dy gjysmave te kombit kane treguar disa here ne histori se janë te pa mjaftueshme për te garantuar një pavarësi te vërtetë, te plote. Pavarësitë nacionale janë te pa plota te pa garantuara pa pavarësitë politike, ekonomike , ushtarake etje dhe fatkeqësisht këto pavarësi Shqipëria dhe Kosova nuk i arrijnë e garantojnë dot vete pa ndihmën e miqve tanë ndërkombëtar veçanërisht SHBA-ve .
Ngado qe ta rrotullosh pavarësia jone e vërtetë , e plote kombëtare ka vetëm një mundësoi ne dispozicion : Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë gjë qe do te mund te bënte te mundur me vone edhe bashkimin e copëve te tjerra te mbetura jashtë dy shotëve aktuale shqiptarë. Sot ne ketë 10 vjetor te Pavarësisë se Kosovës politika ne Tiranë e Prishtinë le ti lene “pordhët patriotike” e te orientohet drejt sfidës se madhe e emergjente te bashkimit kombëtar . Te gjithë e dimë qe Pavarësinë e Kosovës na e mundësuan me se shumti aleatet me ndërhyrjen ushtarake te NATOS , bashkimin duhet ne mos ta bëjmë dot vë, se paku ta nisim vet . Prandaj këmbëngul , hiqni se pari kufijtë ,doganat ,ambasadat ne Tirane e Prishtinë . Unifikoni ekonominë ,diplomacinë , kulturën ,arsimin , shkencën sportin etje . Pajisni shqiptaret e Kosovës dhe kudo ata ndodhen me dokumente identifikimi te Shqipërisë si hapa te para dhe do te shikoni qe bashkimi do te jete de fakto një realitet. Nga ju politikanë pritet ne mos mundemi ta realizoni de jure bashkimin te paktën mos e pengoni për interesa te ngushet pushteti ne te dy anët e kufirit shqiptaro – shqiptar. Reagoni shpejt sot qe nesër te mos jete vone për ne e për ju. Mos tu rreje mendja se mund te t’ia hidhni paq ne mos ligji, historia ka për tu ndëshkuar rende.