Gërdeci/ Shtyhet sërish gjyqi, avokati i viktimave akuzon gjykatën për arsyen “absurde”

 

Seanca e dytë paraprake për Gërdecin është shtyrë për shkak se familjarët e një prej viktimave, Feruzan dhe Zamira Durda si kallëzues në SPAK, kanë kërkuar që të marrin pjesë në gjyq. Kjo është hera e dytë që seanca shtyhet, pasi në të parën, më 8 Mars nuk ishin prezent prokurorët.

Gjykata e Posaçme ka vendosur të marrë në shqyrtim kërkesën e familjarëve të tragjedisë së Gërdecit dhe për rrjedhojë të shtyjë seancën paraprake për një datë tjetër.

Avokati i familjes Durda e ka konsideruar vendimin e sotëm të GJKKO si “absurd” dhe tha se me ligjin e ndryshuar prej gjashtë vitesh, viktimat mund të jenë prezentë në sallën e gjyqit. Dorian Matlia tha se 26 të vrarët e Gërdecit mund të verifikohen lehtësisht.