Gazetarja “perze”  Edi Ramën nga konferenca e shtypit

Kryeministri Edi Rama ka braktisur konferencën e shtypit që po mbante në aeroportin e Rinasit, fill pas Samitit të Sofjes.

I ndodhur përballë një pyetje që nuk e priste, Edi Rama ka vendosur që të braktisë konferencën për mediat.

Ishte gazetarja e ”Fax News” Ambrozia Meta, ajo që detyroi kryeministrin të braktisë konferencën.

Pyetja ishte:

A nuk ka PS njerëz, që nuk kanë vëllezër apo kushërinj të lidhur me drogën që të drejtojë Ministrinë e Brendshme?

Kjo pyetje ka nxjerrë Edi Ramën nga vetja e tij, duke vendosur që të braktisë konferencën për mediat.

Ai është kapur personalisht me gazetaren Ambrosia Meta duke i kujtuar asaj pronarin e televizionit, dhe duke e akuzar atë se po bënte propagandë. Rama si rrallëherë i kujtoi lidhjet e pronarit të televizionit ku ajo punon me të vëllanë e saj.

“Nuk e gjej krahasimin tuaj me vend pasi nuk kanë lidhje pronarët e mediave me qeverisjen e vendit. Nuk po bëj propagandë. Bëra thjesht një pyetje”, iu drejtua gazetarja kryeministrit.

“Hajdeni këtu të flisni ju dhe ta thoni ju fjalën e fundit”, tha Rama duke u larguar nga konferenca.

Pavarësisht indimidimit që Rama tentoi ti bënte, gazetarja qëndroi deri në fund me fjalën e saj.

Debati i plotë:

Gazetarja e FAX News: Si ndiheni kur të dy ministrat e qeverisë tuaj kanë dalë me akuza si të lidhur më trafik drogë.

Rama: pyesni pronarin tuaj se edhe ai ka një vëlla, janë të së njëjtës fushe…

Gazetarja: Nuk e gjej me vend krahasimin tuaj pasi nuk ka lidhje me qeverinë….

Rama: E merrni mikrofonin për propagandë, jo për të bërë pyetje.

Gazetarja: Nuk është propagandë se kemi dy ministra të akuzuar për trafik droge… nuk mund të pranoj që të thoni se është propogandë.

Rama: Hajde këtu bëj konferencën e shtypit…. Largohet