Furtunë në qeveri: Ikën zv/kryeminstrja dhe 7 ministra, ja kush i zëvendëson. Erjon Braçe bëhet numri 2
Tërmet në qeveri. Kryeministri Rama ka larguar me një të rënë të lapsit 7 ministra të kabinetit të tij qeveritar si dhe zv.kryeministren, Senida Mesi, ndërsa ka dhënë paralajmërim për dy ministra të tjerë.
Gjithashtu është emëruar Erjon Braçe si zv/kryeministri i ri si dhe riktheu ministrinë e marrëdhënieve me parlamentin duke emëruar në këtë post Elisa Spiropalin
Të gjithë ata që kishin 5 vjet në kabinet janë larguar për t’ia lënë vendin të tjerëve.
Ja kush iku dhe kush vjen
Ikën zv/kryeministrija dhe Senida Mesi, Erjon Braçe zëvendës kryeministri i ri i qeverisë
Iken Lindita Nikolla Besa Shahini do e zëvendësojë, si Ministre e Arsimit “Ka kapacitetet te coje perpara dhe te rrise kapacitete e punes se MAS.”tha Rama.
Iken Arben Ahmetaj, Anila Denaj do e zevendesoje si Minister i Financave
Ikën Ditmir Bushati. Do e zevendesoje Genc Cakaj si Minister i Jashtem “Është koha që Ditmir ti përkushtohet Shkodrës”
Iken dhe Damian Gjiknuri. Do e zevendesoje Belinda Balluku si Minister i Infrastruktures dhe e Energjise. “Gjiknuri do jete udheheqes ne qarkun e Vlores”
Iken Niko Peleshi, e zevendeson Bledi Cuci. Si Minister i Bujqësisë. Peleshi do jete udheheqes ne qarkun e Korces
Iken Mirela Kumbaro e zevendëson Elva Margariti si Ministre e Kultures
Ikën Sonila Qato.. e zëvendëson Eduard Shalsi si Minister per Sipermarrjen
Elisa Spiropali emerohet ministre për Marrëdhënien me Parlamentin
Paralajmerimi
Edi Rama: Ogerta Manastirliu e di shume mire cfare duhet ne 6 muajt e ardhshem. Blendi Klosi afat deri ne fund te qershorit, di afatin dhe detyren qe ka .
Ndryshimet per te fituar mandatin e trete
Rama tha se ndryshimet ishin reflektim i domosdoshem qe do çoje qeverine në fitoren e mandatit te tretë
Edi Rama: “Ju ftoj që edhe ndryshimin e qeverisë ta shikoni si pjesë e reflektimit dhe kapërcimit të domosdoshëm për ta kthyer këtë mandat në mandatin e rezultateve që do e cojnë në fitoren e mandatit të tretë. Studentët na kanë treguar si do të jetë rruga për të fituar mandatin e tretë. Nuk diskutohet ministrat që do të largohen sot kanë një rol tejet pozitiv. Gjithë ata që kanë 5 vite në kabinet do i lënë vendin të tjerëve. Do bëj falenderim të posacëm duke u thënë që për rezultet e secilit do të mbaja jë fjalë më vete.
Ministrat qe s’u preken
Ministrat që nuk u prekën dhe do vazhdojnë të jenë në postin e tyre janë Olta Xhaçka që do vazhdojë të jetë në postin e Ministrisë së Mbrojtjes. Pandeli Majko do vazhdojë të mbajë postin e ministrit të Shtetit dhe Diasporës, Etilda Gjonaj do vazhdojë të mbajë postin e ministres së Drejtësisë. Ndërkohë që në postin e Ministrit të Brendshëm është Sandër Lleshi, i cili mban këtë post që prej 23 nëntorit 2018