Fundi I “Katovicës” ?!
Nga Nebil Çika
Një banderole e studenteve protestues ku shkruhej Fundi I Katovicës .45+28 vjet , me s duket po paralajmëron fillimin e fundit te pushtetit te komunistëve ne Shqipëri . Është folur shume për projektin e “ Kat viçes “ madje është botuar edhe një fjalim I diktatorit te fundit (de jure) komunist ne Shqipëri Ramiz Alisë qe shpaloste strategjinë e mbajtjes se pushtetit nga komunistet edhe ne “kapitalizëm” sipas porosive te Gorbacovit por asnjë here opinion publik shqiptar nuk e ka marrë he nuk e ka trajtuar seriozisht ketë problem e hall te madh te shqiptarëve .
Sot “Katovica “ apo me mire te themi shembja e fundi I saje po trajtohet nga studentet si shkaku kryesor jo vetëm I problemeve te tyre por i te gjithë shqiptarëve . Pra brezi i ri i lindur pas rënies se komunizmit ka intelektin e aftësinë ta kuptoje burimin kryesor te lëngatës 73 vjeçare te kombit e popullit tone dhe veçanërisht projektin djallëzor komunist te “Katovicës “ por edhe ta përcaktoj fundin e tij si objektiv kryesor politik . “Katovica “ e vene ne shënjestër nga studentet protestues e ka rikthyer vëmendjen e shume shqiptarëve te ky hall i madh te cilin me pare edhe pse ndodhte par syve e ne kurriz te tyre nuk kane dashur ta besojnë . Por sot shume prej nesh , nj apo me shume breza para fëmijëve e nipërve tanë studente , kur bëjmë bilancin e jetës sonë , kur i bëjmë vetes pyetjen : Pse dështuam ? , përcaktojmë si shkak kryesor “Katovicën” . Shumica nga ne e kemi vështire ta pranojmë, madje disa edhe e kundërshtojnë , gjë qe na kujton atë fabulën me gomarin qe e hante ujku dhe mendonte: “O Zot bëje ëndërr” .
Shqiptaret e brezit tone e toleruan apo edhe nuk e pranuan ekzistencën e Katovicës për shume arsye por un mendoj se dy janë kryesoret : Një pjesë ,me e vogla , në një mënyrë apo tjetër u bënë pjese e planifikimin dhe zbatimit te saje ndërsa pjesa tjetër shumica ishin dhje janë viktima te saje. Njeriu e ka të vështirë të pranoje qoftë fajin krimin, qoftë dështimin, viktimizimin dhe kjo çuar ose në mohimin ose në injorimin e “Katovices “.
Mirëpo ja vjen brezi tjetër, studentet, ta qe në fillim ter te jetës se tyre ndjehen te kërcënuar nga “Katovica” por ndryshe nga ne refuzojnë te ulin kokën e ta pranojnë atë si sistem politik dhe veçanërisht si sundim politik . Ata nuk pranojnë atë qe na u imponua ne pikërisht nga “Katovica” iluzionin e te qenit “bashkëvajtjes dhe bashkëfajtorë” . Ata kane drejtuar me guxim gishtin nga fajtoret e vërtetë , nga shkaktaret e vërtetë te lëngatës sonë kombëtare 73 vjeçare. Kjo ka bere ata qe janë pjese e Katovices te fillojnë te dridhen dhe ata qe janë viktima te saje te zgjohen , te kuptojnë burimin shkakun e te keqes se tyre e te reagojnë ndaj saje. Tani nuk mund te fshihemi me pas gishtit “Katovica” , fundi i saje janë objektivi i reagimit politik te shqiptareve qe me ne fund po i bashkohen trendit botëror aniti –establishmentet . Sigurisht qe edhe “Katovica” po reagon me mjetet dhe metodat e saje djallëzore , por tani ajo nuk mundte fshihet e te maskohet me maskën e “demokracisë” . Tani te gjithë kane mundësinë ta shohin fytyrën e saje te vërtetë qe është vazhdimësia e planifikuar e pushtetit te komunisteve edhe ne këto 28 vite zyrtarisht “demokraci” . Sot, përballja me të mund dhe duhet të jete e drejtpërdrejtë . Bëhuni gati ! Daullet bien për ata qe kanë vesh !