Fitton i JW, këmbëngulës në drejtësinë për email-et e Klinton

I Presidenti i Judicial Watch Tom Fitton tha se ka qënë dy herë në gjykatë këtë javë për të kërkuar akses në emailet e Klinton, në pronësi të Departamentit të Shtetit
Së dyti sipas kreut të Judicial Watch ata synojnë të marrin dëshminë me procedurën e betimit të Klinton në lidhje me keqmenaxhimin e emaileve të punës.
Fitton tha se një nga gjykatësit federal të përfshirë në këto çështje ka kritikuar Departamentin e Drejtësisë dhe Departamentin e Shtetit për dhënie të deklaratave të rreme në lidhje me çështjen e emaileve të Klinton.
Gjykatësi sipas fiton ka kritikuar Departamentin e Drejtësisë për dhënien e imunitetit për një nga ndihmëset kryesore të Klinton, ndihmëse e cila ka kryer krimin mashtrimit të qëllimshëm në një nga gjyqet e tjera të JW.
Fiton tha se JW po kryen përsëri punën e vështirë që refuzon ta bëjë Kongresi që ka për synim të nxjerrë pëgjegjësitë ligjore të Klinton dhe Departamentit të Shtetit në lidhje me skandalin e emaile-ve.
Ndërkohë një ditë më parë rrjeti televiziv Fox News bëri distancim nga deklarata e një prej anëtarëve të bordit të Judicial Watch i cili tha live në televizion se Departamenti i Shtetit është i mbushur me ushtarë të Soros.

Ja dhe deklarata: https://twitter.com/JudicialWatch/status/1057362087582855175