“Financimet ruse” dhe “kopilët” e Rusisë !

Ky debati për “financimet ruse ” mund të këtë kuptim e të bëjë lajm në çdo vend të botës por jo në Shqipëri. Sigurisht që është një gjë shumë e rëndë ,në se është e vërtetë, por për një vend si ne nuk përbën lajm.
Shqipëria si të gjitha vendet e tjera të lindjes komuniste ishte një vend satelit i Rusisë dhe lidhjet me janë shumë më të forta se një financim i përfolur. Rusët për vite të tëra kanë financuar e rekrutuar shqiptarë për arsye ideologjike etje dhe shtrati i influencës së tyre në Shqipëri nuk fillon sot po shumë herët që në vitet 1920 e më parë. Qeveria që erdhi pas revolucionit a grushtit të shtetit bolshevik të 1920 u njoh vetëm nga Bashkimi Sovjetik ndërkohë që shumë anëtarë të sajë dhe pjesëtarë të asaj lëvizje u strehuan në Rusi, në pjesë u shkolluar e me shumë gjasa u rekrutuan nga shërbimet sekrete sovjetike.
Ishin pikërisht këta ” filo rusë ” që mbajtën zi për vdekjen e Leninit në parlamentin shqiptar po këta që organizuan dhe shkuan në Luftën e Spanjës si mercenarë të paguar nga Rusët. Shumë shqiptarë komunistë ishin anëtarë e agjentë të Komiternit Internacionales komuniste që ishin struktura politike të financuara drejtuara e kontrolluara nga Rusia sovjetike dhe shërbimet sekrete të sajë. Këto lidhje u bënë më konkrete gjatë LDB dhe arritën kulmin me marrjen e pushtetit nga komunistët kur Shqipëria u bë zyrtarisht një shtet satelit i Rusisë.

Gjithçka sidomos pas “prishjes” me Titon të Enver Hoxhës u vu në kontroll të Rusisë dhe strukturave politike e ushtarake të sajë. Qindra njerëz përfshi edhe drejtuesit me të lartë të partisë komuniste e shtetit shqiptar u shkolluan dhe një pjesë e mirë edhe u rekrutuan në Rusinë sovjetike . Shumë prej tyre u martua me ruse .
KGB bënte ligjin në Shqipëri dhe këshilltarët sovjetike ishin në çdo qelizë të shtetit shqiptar , komunistet iu lanë gjithçka në dorë ruse madje edhe gratë. Veprimtaria e KGB dhe influenca ruse në Shqipëri vazhdoi dhe pas prishjes zyrtare me Rusinë dhe veçanërisht strukturat e shërbimeve sekrete të tyre.
Sipas, ish kryeministrit Berisha celulat e KGB ruse në Shqipëri ishin aktive deri në fund të sistemit komunist e dhe pjesë e tyre ishin edhe drejtues të lartë të qeverisë komuniste si Ramiz Alia, Sofo Lazëri e të tjerë , pa llogaritur këtu strukturat ushtarake e ato të sigurimit që ishin shkruar në shkollat ruse!
Pra e majta ish komuniste shqiptare vjen nga një shtrat politik, ideologjik e kulturor, madje edhe gjenetik rus dhe ky nuk është një sekret për një realitet i njohur publikisht. Edhe në burgje ish komunistët e dënuar në luftën për pushtet ishin në masë filo-rus dhe e prisnin “shpëtimin” e tyre nga Rusia.

Pas rënies së diktaturës askush nuk u mor me praninë e aktivitetin e shërbimeve sekrete ruse në Shqipëri dhe influencën e tyre . Kur vendet perëndimore në luftë të ftohtë me Rusinë kanë aq shumë probleme e vëmendje ndaj pranisë e influencave Ruse të të gjitha llojeve merret me mend se çfarë mund të ndodhë në një vend ish satelit të sajë si Shqipëria.

Tani çudia është se këta “kopilët” me shumë se politikë të Rusisë në Shqipëri bëjnë sikur janë anti-rusët më të “mëdhenj” dhe akuzojnë ata që vuajnë për shkak të lidhjeve të tyre me Rusinë nacionalistet dhe antikomunistët njëherazi edhe anti-rusët, shqiptarë.
Kjo nuk është ndonjë çudi por është e pabesueshme që Rusia e drejtuar nga një ish oficer i KGB të financojë të djathtën në Shqipëri dhe botë antikomunistë kur dihet që ata mbështesnin kopilët e tyre të financuar e rekrutuarhistorikisht prej tyre ka qenë të majtët.
Kjo në Shqipëri është një histori e përsëritur.
A nuk ishin këta bashkëpunëtorë të fashistëve që dënonin nacionalistët anti-fashistë si bashkëpunëtorë të tyre .
A nuk ishin këta bashkëpunëtorë të jugosllavëve dhe UDB që dënonin patriotët kosovarë si agjentë të sajë ?! Këta ta lënë dobiçin në derë – thotë populli.