Filmi “Përballimi” në një ditë shfaqet në 4 televizione
Nga Kastriot Dervishi
Vihet re se filmat artistikë, sidomos të frymëzuarit nga parimet e luftës së klasave, janë shtuar kohët e fundit në transmetimet televizive. Vetëm në një ditë, në orë të ndryshme filmi “Përballimi” realizim i kinostudios propagandistike “Shqipëria e re” i vitit 1976, u shfaq të katër televizione:
-Digitalb
-RTSH
-TV Korça
-TV Gjirokastra
Filmi që tregon si gjë pozitive vjedhjen dhe krimin që Partia e Punës u bënte fshatarësisë së mesme të quajtur me përbuzje “kulakë” (tatoheshin më shumë nga të tjerët). Nuk u mjaftuan me dy kanalet që transmetojnë vazhdimisht këtë filmografi të pështirë komuniste, por u deshën edhe dy të tjera të qarqeve të shtonin orët me të tilla filma. Filmi në fjalë bën fjalë për krizën e bukës së vitit 1948, e cila ishte si pasojë e keqqeverisjes komuniste dhe jo e “kulakut”. Pasi për 4 vjet, komunistët punuan fort për ekonominë jugosllave dhe e rrënuan treguan shqiptar, iu kthyen rrjepjes së fshatarësisë së mesme.
Mos vallë duhet të paguajnë taksa qytetarët dhe të buxheti i shtetit për propagandimin e luftës së klasave? As sukseset e kinematografisë botërore nuk kanë pasur shfaqje kaq të shumta sa filmat e këtij lloji.