Fal gjakun e babit tënd po deshe … jo të të tjerëve
Nga Nebil Çika
Prite Zot !
Znj. Hajadri ! Fal po deshe gjakun e babait. jo gjakun e djemve të Shkodrës !!!
Rudina Hajdari i kërkon kriminelit Gramoz Ruçit të mbajë 1 minutë heshtje per viktimat e krimit te tij!
Deputetja e PD Rudina Hajdari e ka nisur fjalën e saj në Kuvend me kërkesën për të mbajtur një minutë heshtje për viktimat e masakrës së 2 Prillit në Shkodër.
Kërkesa e Hajdarit drejtuar kryeparlamentarit Ruçi, i cili akuzohet nga 4 familjet e dëshmorëve të demokracisë si urdhërues i vrasjes së djemve të tyre.
Rudina Hajdari: Të mbajmë një minutë heshtje për katër të rënët e 2 prillit
Gramoz Ruçi: I ftoj deputetët të çohen, u prehshin në paqe
Katër viktima e dhjetëra të plagosur ishin pasojat e plumbave te policisë se drejtuar nga Gramoz RuçI ,drejt turmës që protestonte në 2 Prill të vitit 1991. Arben Broci, bujar Bishanaku ,Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka ishin të vrarët e asaj dite, sot të shpallur martirë të demokracisë.
Ditën e djeshme në nder të viktimave u përkujtua përmes një ceremonie në qytetin e Shkodrës te pranishmit tirrnin ne kore emrin emrin e Rucit si autor te masakrës dhe familjaret i kujtuan atij se një ditë do te paguaj për krimin e kryer.
Kjo zonja dhe askus nuk ka te drejte ti krijojë mundësinë vrasësit te tallet e te dhunoje ende viktimat e tij edhe pas 28 vjetësh
.E vetmja gjë qe mund ti kërkohet Ruçit është te pranojë krimin dhe te shkojë në burg.
O zonje ! Nuk mund te shkosh dot deri ketu !
Ti kërkosh Rucit te mbajë zi për martiret e 2 prillit 1991 eshët sikur ti falesh gjakun. Mund t’iu falësh, komunisteve Ruçit e Co gjakun e babait tënd, por nuk mundesh t’ui falësh gjakun e djemve të Shkodrës dhe Shqipërisë te vrarë prej tyre !
Turp e faqe e zezë !