Përmbytja ndalohet me investime, jo me mashtrime

 

Nga Luan Baçi*

Permbytja e radhes Ne Fier, po permbytet perseri Ferrasi,Hambari, Frakulla, perseritet e njejta situat, forca te shumta te Ushtrise, Policise, Prefektura Bashkia.

Problemi eshte se vijne dhe bejne show, harxhojne ca para, dhe bejne gati listat e radhes me ushqime, per ti shperndar dhe keto sipas interesave te tyre ngushtesishte personale dhe abuziviste dhe asgje me teper.

Banoret e ketyre zonave kane nevoje per investime serioze, investime te qendrushme qe te garantojne mos permbytje sa here bie shi.

Duhet urgjent nderhyrje ne kanalin Vjos_Levan_Fier, megjithse per kete Kanal para pak muajsh ka mbaruar nje investim mbi nje miljon € dhe gjendja nuk ka ndryshuar banoret e ketyre zonave akuzojne se eshte abuzuar me fondet.

Banoret ngren shqetsim uren qe eshte bere ne Autostraden Levan Vlore, aty eshte bllokuar, sasia e ujit te ardhur , tani nuk kalon me lehtesi posht ures dhe kjo ben qe uji te kethehet mbrapsht dhe te mbys zonen e Ferrasit.

Sot jane 40 shtepi te Ferrasit nen uje, keto shtepi permbyten me koshience, duke çar argjinaturen qe te shpetohen 200 shtepi te tjera. Banoret e ketyre shtepive jane gjithmon te permbytura, trasferimi i tyre duhet te behet urgjent dhe ne menyre definitive.

Ne situata te tilla te fatkeqsive natyrore ne duhet te jemi te gjithe bashke, une jam koshient dhe qe te jem i sinqerte jemi te gjithe fajtor nder vite, por kjo nuk do te thot se nuk duhet te ngrem zerin.

Pushteti Qendror dhe ai lokal duhet te ven pikat mbi i, te bejne investimet serioze per zgjidhje definitive dhe jo te perserisin show e radhes me ndihma ne ushqime qe vet banoret i kontestojne dhe tallen me ta.

*Deputet i PD-se