Era juaj qellb por nuk tremb dot njeri

Nga Ergys Mërtiri

Per te gjithe mazokistet nostalgjike…

Kjo eshte shqiperia per te cilen ju merr malli!

Ishit te varfer atehere, te rreckosur, te papare, te pangrene, te mjere! Sot shume prej jush jetojne ne Kanada, SHBA, Zvicer, Angli. Sot keni shtepi te mire, makine dhe shijoni te mirat e kapitalizmit, por zemra ju qan per halenë e shokut Enver. Vertete ishte e vogel, qelbur e kuterbuese, ama ishte koteci ku degjohej kenga juaj, qenefi ku ndjehej vetem era juaj.

Ai regjim ju vuri ju dhe baballaret tuaj ne krye. Ju dha nga nje shkop ne dore a nje kobure ne brez, ju beri xhandare e oficere, dhe iu delegoi kompetencen te rrihni e terrorizoni miletin. Ndiheshit mire ne ate kohe sepse ishit kamzhiku i pushtetit. Ju mori nga balterat dhe ju vuri ne krye, duke ju bere te ndjeheshit te rendesishem.

Sot, jetoni vertete mire, por nuk jeni te kenaqur. Siç kam verejtur keto dite, shumica prej jush jeton ne Kanada, SHBA, Zvicer, Angli… Keni shtepi te mira, pune te mira, para te mjaftueshme per te permbushur nevojat dhe deshirat tuaja qe as i keni enderruar dot me pare. Po e shijoni mire kapitalizmin, por ama nuk jen te lumtur, sepse sot askujt nuk i plas me per ju.

Zemra ju qan per halene e dikurshme, ku, per shkak te kamzhikut qe kishin ne duar, njerezit detyroheshin t’ju respektonin. Ndaj dhe enderroni per eren e qelbur te asaj haleje, ku ju ishit jashqitja e pushtetit qe mbyste gjithcka me aromen e vet. Sot, era juaj mund te qelbe shumkend rreth e rrotull, por ama nuk frikeson dot me njeri.

Kjo ju deshperon!