Eliot Engel ne krye te komitetit për politikën e jashtme
Nga Ermal Ngjelina
Eliot Engel është i njohur në vendin tonë për rolin e rëndësishsëm në përkrahje të kauzës shqiptare. Engel është një ndër kongresmenët më të vjetër. Tashmë që është konfirmuar se demokratët kontrollojnë kongresin Engel pritet të marrë drejtimin e komitetit të kongresit për politikën e jashtme. Agjencia e lajmeve Reuters e cilëson kongresmenin pro shqiptar Engel si personin që mund të ndryshojë politikën e jashme të administratës së Trump.
Pavarësisht artikullit politika e jashtme amerikane nuk ndryshon në varësi të rezultatit të zgjedhjeve. Sidoqoftë ardhja në krye e demokratëve pritet të reflektohet në një tjetër qasje në çcështje të ndryshme të raporteve me ato vende që cilësohen si kërcënim për Shtetet e Bashkuara. Siaps Reuters ardhja e Engel në krye të komitetit do reflektohet në një qëndrim më të ashpër ndaj Rusisë, Arabisë Saudite dhe Koresë së Veriut.
Sipas raportimit të Reuters Eliot Engel, mund të shtojë presionin që kongresi të autorizojë përdorimin e forcës ushtarake për vende si Iraku dhe Siria. Engel ka thënë për Reuters se për tema të nxehta si Kina dhe Irani ka pak hapësirë për të ndryshuar statuskuonë.
“Nuk mendoj se duhet të kundërshtojmë një politikë vetëm pse është vendosur në tryezë nga administrate e Trump, por mendojs e e kemi detyrim që të rishikojmë dhe të monitorojmë këto politika” ka thënë Engel në një intevistë telefonike për Reuters.
Dhoma e përfaqësuesve në aftësinë për të miratuar ligje është e kufizuar nga senati që kontrollohet prej republikanëve.