Eliita

Nga Myslim Murrizi

Me Fatmir Mediun.

Po diskutonim per : Reformen Zgjedhore, Eliten Politike dhe TERMETIN.

Per termetin qe ra sot, jo per termetin e Tepelenes.

Per reformen zgjedhore nuk debatuam shume sepse te ishim dakort per ndryshimin e ketij ligji elektoral hipokrit, anemik dhe hileqare.

Te dy ishim dakort qe duhet sistem mazhoritare ose minimalja ky qe eshte por me LISTA TE HAPURA.

Ku deputetet ti zgjedhin QYTETARET dhe jo Kryetaret e partive.

Boll me duke fshehur koken si struci dhe te flasim gjoja ne emer te zgjedheseve kur kemi frike nga vota e tyre.

Hipokrizia e sajuar me ligj ne mars 2008, deshtoi per qellimin qe gjoja u be.

Kriminelet ne parlament jane futur vetem fale ketij ligji.

Dhe spurdhjaket ne parlament qe te hapin barkun kur i sheh qe lehin gjith diten para kamerave sikur flasin per hallet e qytetareve dhe pas kamerave shohin punet e tyre, kane ardhur nga ky ligj.

Se ne sistem mazhoritare apo me lista te hapura, nuk i pjerdh njeri as ne shtepi, e pa pale me ne hyrje, pallat, lagje, fshat apo bashki.

Per eliten politike e pyeta sepse i thashe une nuk e kuptoj dot si fshatare qe jam.

Hahaha qeshi Fatmiri dhe me tha po te gjithe fshatare jane o mik por bejne si trendi se i ka sjelle partia e punes ne qytet se ju kane sherbyer.

Jooo ore i thashe une? Si ore nga fshati?

Po po me tha.

Edhe keta qe mender hane m çdo dite e çdo nate si koka te zgjuara si analist si profesore si njohes te çdo gjeje????

Opo te gjithe pa perjashtim me tha. Bile me humor mu drejtua qe qytetare te mirefillte jane vetem jevgjit.

Jo ore i thashe pse ne Tirane qytetare qenkan vetem grupet e orkestrave te dasmave???

Hahaha qeshi me te madhe dhe me tha qe ka edhe te tjere qe kane ardhur nga Dibra, Kosova, Mali i Zi, pastaj disa kane ardhur nga Petrela, Arbana,Sauku,Baldushku, Kllojka,Zallbastari etj.

Eeeee i thashe kane ardhur nga fshatrat qe jane me afer me kalin e Skenderbeut se sa fshati im, prandaj jane qytetare.

Po pra me tha, tani e kuptove dallimin???

Po Muç Nano i thashe une nuk eshte qytetare???

Hahaha jo ore me tha.
Fshati nga vjen Muçi eshte ne ps te Skraparit dhe zbret dhija me frena dore.
Po Mero i thashe, po Frroku e shume te tjere qe shoh çdo nate??

E huuu me tha , ne fshatrat e tyre edhe sot çan lopa satokartin dhe nuk figurojne si fshatra as ne hartat ushtarake.

U “ habita” shume.

Bile me tha a bejme nje loje???

Po i thashe une.

Ti me thuaj emrat e atyre qe i di si “ qytetare”, dhe une do te them emrin e fshatit me tha.

Jo i thashe se Shakohoxha si qytetare qe eshte thote qe luajme per qejf, jo per te fituar.

Po per eliten politike çfare mund te me thuash i thashe???

Zakonisht vete shpallen me tha, sepse nuk ka as konkurs e as komision qe e jep kete “ titull”.

Por qe te quhesh tamam tamam “elite” me tha, duhet te plotesosh disa kritere.

Çfare kriteresh i thashe????

E para me tha duhet te jesh shume servil.

Pastaj te spiunosh çdo gje qe sheh e degjon tek shefi.

Te mos keshe asnje shok.
Te flasesh shume dhe duke berrtitur qe te dukesh qe dominon situaten, kur ke kamera perpara.

Te rrish si vemje neper tavolinat ne koleget dhe te mos flasesh asnje fjale qe te dukesh si i zgjuar dhe me kulture te madhe.

Te mos i hapesh telefonin askujt qe nuk ngjan me ty.

Te mos takosh asnje njeri gjate gjithe kohes por te dalesh sa me shpesh bile tre here ne dite neper ekrane.

Dhe kryesorja me tha, qe te mos kesh asnje njeri nga mbrapa si mbeshtetes.

Ahaaaa i thashe po shyqyr mor burre se thashe me vete pse nuk jam “ elite”???

Aaa se harrova me tha.

Duhet qe shpesh here tua fusesh edhe shokeve, miqeve ose kolegeve te punes.

Po per Termetin i thashe qe ra sot çfare mendon???

E para me tha eshte nje “ SHENJE”, sepse ka rene diten qe ka ditelindjen kryeministri Rama.

E dyta me tha ,ka epiqendren ne Gjirin e Lalzit dhe pritet nje tjeter tek kompleksi i vilave te Zamirit pas TEGUT.

Dhe e treta me tha ka rene ne mes te javes dhe gati ne mes te dites,qe te mos i ngelej hatri asnje krahu politik.

Po mire o Miku im i thashe se me shkoj mendja prap tek qytetaret.

Po çka termeti me gjirin e lalzit dhe me vilat pas tegut??

Aty jetojne vetem “ qytetare” dhe vetem “ elita”.

Hahahaha me tha.
Kush te ka genjyer ty???

Ata jo vetem qe jane fshatare den babaden me tha por shumica edhe pa toke fare.

Rrofsh Fatmir i thashe se me ke sqaruar per shume gjera qe mund te vdisja e do me ngelej pishman.

Pa problem me tha.
Kaq ti thashe ne kembe, por po te rrime me gjate per dreke me tha, ohuuuhe sa shume gjera do te tregoj me tha.

Dhe keshtu e lame.