Efekti Kokalari : Ç’ballancimi i establishmentit neokomunist në Shqipëri!
Nga Nebil Çika
Pritje qe zgjedhja e Arba Koklarit në parlamentin e BE-se të ngjallte reagime të ndryshme ne Shqipëri nga individë nga shtresa e bindje te ndryshme politike do te shfaqnin opinionin e tyre ndaj këtij fenomeni dhe kështu ndodhi . Pati aq shume sinqeritet e hipokrizi ne këto reagime por nuk munguan edhe reagimet negative e sidomos frika nga efektet e këtij fenomeni ne politikën e shoqërinë shqiptarë . Dominuan me te drejte opinionet se cili do te kishte qene fati politik i Arbës po te ishte ne Shqipëri gjë qe besoj se ka betë te ndjehet keq klasa politike shqiptare ,establishmenti ,dhe te gjithë ata qe kane përfituar e përfitojnë prej sajë te cilët ose përdredhin buzët ose mundohet te minimizojnë dhe te devijojnë ne opinionin publik efektin Kokalari këtu.
Nuk kish ndërmend të merrem me opinionet e reagimet për këtë por dje një miku im me tregoi një reagim në fb te Avokatit se Popullit ,znj. Erinda Balanca e cila nuk kishte mundur te përmbante dot dëshpërimin nga popullariteti i Arba Kokalarit në atdheun e sajë. Ky reagim vjen pikërisht nga modeli me i kërcënuar nga fenomeni Kokalari për karrierat politike e të tjera në Shqipërinë. Është fakt që zgjedhja ne Suedi e Kokalarit pati një popullaritet te madh në Shqipëri për disa arsye por me kryesori ishte kontrasti i madh që njerëzit shihnin tek ky zhvillim me situatën në Shqipëri ,me mënyrën, mjetet e te bërit karrierë politike e me gjere ne Suedi dhe këtu . Pikërisht me ketë ka lidhje edhe reagimi i dëshpëruar i Blancës.
Ajo dhe gjithë sera e saje e establishmentit neokomunist ndjehen te kërcënuar nga modeli i politikanes qe Kokalari ofroi me zgjedhjen ne Suedi për zgjedhësit dhe opinionin publik ne Shqipëri.Shqiptarët te mësuar me modelin Balanca & Co panë së Suedia,Evropa ,Bota kanë modele e standarde të tjera te zgjedhjes se përfaqësuesve politike apo zyrtarëve te shtetit, diametralisht te kundrat me modelet e standardet e Shqipërisë ,ku Balanca është me tipiku . Blanca ,karriera dhe zgjedhja e sajë në një post me kaq rendësi siç është Avokati i Popullit është arsyeja kryesore që i bëri shqiptarët te gëzohen e te reagojnë me aq entuziazëm e shprese nga zgjedhja e Arbës ne Parlamentin e BE . Balanca ,Avokat i Popullit, është produkti i vetëm i marrëveshjes apo pazarit me të ndyrë politik të të bërë kohet e fundit në Shqipëri atij Rama- Basha të vitit 2017 gje qe eshte parnuar edhe nga vete Basha .
Sipas modelit shqiptar të të bërit karrierë kjo u zgjodh Avoakt i Popullit si kandidature e PD-se pa pasur asnjë lidhje politike apo kontribut ne këtë parti përveç faktit se ishte shoqe apo mike e Bashës . Njihej fare pak apo aspak deri atëherë ne opinionin publik dhe vetëm si ish nuse e familjes se ish drejtuesit te larte te diktaturës komuniste Hysni Kapo .Me PD dhe të djathtën nuk kishte lidhje fare, përkundrazi ishte e deklaruar kundër tyre. Dua te kujtoj se marrëveshja Rama- Basha erdhi pas një proteste epike, ne çadër ,te mijëra demokratëve antikomuniste nga e gjithë Shqipëria që sakrifikuan aq shumë . Dhe fakti qe e vetmja arritje e kësaj marrëveshje kreu i Avokatit te Popullit ju dhurua znj.Balanca ,pa asnjë kontribut ,jo vetëm të PD po kudo, është prova modeli me tipik i të bërit karrierë në këtë vend ,dhe arsyeja e madhe pse zgjedhja e Arbës ne Suedi pati kaq mbështetje e ngjalli kaq shpresë tek miliona Shqiptar .
I gjithë halli është tek popullariteti dhe sidomos modeli, qe ajo pritet te imponojë tek publiku e zgjedhësit shqiptarë. Zgjedhja e Arabës u tregoi shqiptareve se në vendet normale të BE nuk ka nevojë të kesh prekur gjerat e Hysni Kapos e Enver Hoxhës apo te kesh mik Ramën ,Bashën , Metën, Berishen etje për të bërë karriere politike etje. Modeli Arba u tregoi shqiptareve se ne vendet normale madje ne BE mund te besh karrierë edhe ne BE pa pasur nevoje te filtrosh apo te flesh me Kunt-rit etje . Prandaj Balanca dhe te ngjashmit me t ne Shqipëri janë te dëshpëruar e te terrorizuar nga popullariteti i Kokoalarit ne Shqipëri.
Jo pa qellim Balanca i cilëson të gjithë mbështesnit e Arbës ne Shqipëri si “populiste” ,një përcaktim qe e majta komuniste- sorsoiste botërore ka shpikur për te djathtën reale. Kështu ata përcaktojnë Trumpin. Savinin. Orban etje qe janë me te votuarit ne vendet e tyre . Ajo nuk stepet nga fakti qe si Avokate e Popullit i ndalohet te përdor tema raciste kur shkruan me përçmim për “te bardhet e Evropës” qe sipas saje janë te manipuluar nga populistët. Ne fakt te gjithë ata qe ajo i cilëson si popullsitë janë ne fakt patriote qe duan vendet e tyre e për me tepër antiestablishment qe është edhe thelbi i dëshpërimit te saje nga Fenomeni Kokalari. Balanca thotë se ata qe ajo i quan popullsitë ne Shqipëri , pra te ngjashmit e mbeshtetesit Trumpit, Salavinit ,Orbanit etje nuk mund te jene të tille se për faktin se nuk i trembin dot shqiptarët e varfër me emigrantet. Po vërtete, halli i shqiptarëve, per fatin e keq te Balances, rrace e bardhe ,nuk janë emigrantët hallexhinj por shume me shume se kaq. Halli i madh i shqiptareve janë komunistet dhe vazhdimësia e tyre ne pushtet , kriminelet , trafikante te korruptuarit qe ka prodhuar e mban ne këmbë modelin politik “Balanca” . Personalisht dhe si histori familjare Arba Kokalari është e perfason me shume se kaq sa kaq . Dhe si e tille ajo ka ngjallur shpresën e përfaqësimit politik të shqiptareve te ndershëm veçanërisht ,te përndjekurve politike antikomunistë, qe iu është mohuar përfaqësimi qe nga viti 1944. Kjo shtrese tani ka shprese se nuk do te jete me e detyruar që gjithë gjakun e sakrificën 75 vjeçare te saje ta investoje politikisht tek PD-ja dhe nga i gjithë ky gjak e vujatje te përfitojë vetëm Balanca .Kjo pa dyshim që e terrorizon Balancën dhe gjithë sojin e saje.
Për Balancën dhe modelin komunist te saje Arba është “armiku i brendshëm” i cili nuk duhet te marrë kur pushtet e për me tepër te behet model e te këtë popullaritet. Arba është mbesa e Musinesë , Munatzit dhe Veasimit , armiqve të Enver Hoxhes ,Hysni Kapos dhe komunistëve te tjerë portretet e te cilëve Balanca i mban ne zyrë. Është e bija e Bardhit, qe “dogji” Nobel-in zëvendësit te Nexhmjie Hoxhës ,nënkryetarit të Fronit Demokratik, Ismail Kadare .Pra një person e politikan i lindur me gjen antikomunist njëherazi edhe antiestablishment ne Shqipëri, prandaj edhe modeli e popullariteti i saje ka dëshpëruar Balancën dhe te tjerët si ajo .
Por Arba është për ta edhe “armiku i jashtëm” pasi me praninë e sajë ,si deputete e BE, do ti tregojë burokratëve te BE dhe opinionit publik evropian se ka një Shqipëri tjetër, ka ca shqiptarë te tjerë qe janë ndryshe nga Balanca , Edi , Majlinda ,Erisa ,Taulanti, dhe tipa te tjerë qe ata takojnë në Tiranë e në Bruksel . Por Arba ka sot mundësinë qe ,ashtu i ati ne Suedi me Kadarene, t’iu tregojë drejtuesve të BE te vërteten për Ruçin ,Brahon , Gjinushin etje autore te krimeve te komunizmit,apo për pinjollët e Hoxhës ,Kapos, Bushatit, Gegepriftitt etje qe kanë përfaqësuar e përfaqësojnë Shqipërinë atje .
Avokatja e dëshpëruar Popullit nuk e përmban dot mllefin kur sulmon gazetarë e poete, intelektualë e njerëz te thjeshte qe nuk e kane lidhur fatin e tyre tek lidhjet politike po tek puna e tyre dhe që jo pa të drejte panë tek Kokalari, faktin që politikan i tipit perëndimor mund te jetë edhe një shqiptare ne se modeli jone i karrierës politike do te përcaktohet nga vlerat e aktiviteti e jo nga lidhjet dhe interesat e ndyra familjare e politike. Ajo ndjehet me të drejte e kërcënuar dhe e dëshpëruar qe Sudeia , Evropa midis dy “ofertave’ nga Shaqiperia: Kadaresë komunist dhe Kokalarit antikomuniste, zgjodhi këtë te fundit !
Dhe ku shkrim është prova qe kanë të drejte .Efekti i pare i fenomenit Kokalari është pa dyshim ,ky ç’balancim dhe dëshpërim i establishmentit neokomunist ne Shqipëri .