EDI RAMË PSIKOLABILI
Nga Sulejman Mehazi
Edi Ramë psikolabili me rastin 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës i emocionuar, i kallur flakë para shumë njerëzve të tubuar në Prishtinë, me zërin e tij të droguar thërret, bërtet, gërvallet për një president të përbashkët të Shqipërisë e Kosovës. Shiko ky, të nesërmen kur i kalon afati i psikonarkotikës ndërron fjalët e tij imagjinative prej një presidenti shqiptar në dy presidentë të shteteve shqiptare. Nga imagjinata e tij piktorale artistike njëpresidenciale në atë gjeografike kombëtare dypresidenciale, prej ndjenjave endërrimtare bashkuese, në atë reale ndarëse. Spektaklet artistike e politike të Ramës s’kanë të ndalur, herë na bëhet imagjinativ e herë real, herë së bashku me Kosovën e herë jo. Ju lutemi, leni këto budallallëqe politike të zbrazura e të pakripura, kur jeni në Prishtinë, emocionoheni e kërkoni bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, sa largoheni nga Kosova e hyni në Shqipëri nga presionet vërejtëse të ndërkombëtarëve frikësoheni, vetëdijësoheni e pendoheni për jo bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
Po imagjinata juaj për shqiptarët e Maqedonisë ku humbi e shkoi?, po të Çamëve të gjorë, shqiptarëve të Medvegjës, Preshevës e Bujanovcit ku janë? Lehtë e keni në Prishtinë të luani me popullin dhe politikanët shqiptarë të Kosovës të tipave të Thaçave, Haradinajve e Kadriave, pse s’mundeni në Shkup të thoni atë që e keni thënë në Prishtinë. Ë more Edi Ramë frikacaku, vufka prej Zaevit, po për frikën që keni ndaj Vuçiqit e Daçiqit për Medvegjën, Bujanovcin e Preshevën a, mëm s’mund të bëni.
Si s’të vjen mbare t’u lavdërohesh politikanëve kosovarë edhe atë si mysafir, mu në Prishtinë t’ju shesish çallëm se ja kush e bashkon Kosovën e jo ju. Jo vetëm kaq por të shkosh dhe më larg sa që udhëheqësit kosovarë t’i dobësoni politikisht duke i futur në konflikte me fqinjët e diplomatët e huaj të BE-së. Ata me bukë në Kosovë ju me gurë ndaj tyre.
22 shkurt 2018