Edi Rama sipas Kissinger‎

Nga Oerd Bylykbashi

“Qellimi i ndarjes dhe balancimit te pushteteve […] ishte
te evitonte despotizmin, jo te siguronte qeverisje harmonike; ‎secila dege e pushtetit, ne ndjekje te interesave te saj, do te kufizonte teprimet [e pushteteve te tjera]” thote Kissinger.

Kryeministri e ka kthyer Parlamentin ne nje vule te njome te Qeverise. Vulos cfare i sjell qeveria. Pra ka rene si pushtet qe kontrollon teprimet e qeverise.

Tashme sistem gjyqesor nuk ka me. Gjykata e Larte ka vetem 8 antare‎, me pak se gjysma e antareve. Gjykatat e niveleve me poshte jane nen presionin e Vetingut te Rames.

Goditja e fundit u be dje. Gjykata Kushtetuese dje pushoi de facto se ekzistuari, fale Vetingut te Rames. Nuk dihet per sa kohe. Ka vetem 4 antare me mandat te rregullt nga 9 qe eshte totali. ‎Cdo shtetas qe kerkon te gjeje te drejten e tij kushtetuese nuk mundet me. Madje eshte e kote te trokase ne dyert e Gjykates Kushtetuese. Aty nuk pergjigjet me askush!

Nderkohe, Kryeministri qeveris me VKM. Sapo ka nxjerre nje vendim qe pezullon regjistrimin e titujve. Te pronesise ne ZRPP. Kjo eshte antikushtetuese pervecse e paligjeshme. Nje e drejte e dhene me ligj nuk pezullohet dot nga nje vendim qeverie. Gjykata e Larte ne 2010 eshte shprehur me vendim unifikues se titulli i pronesise eshte i vlefshem edhe kur eshte i paregjistruar por nuk behet dot transaksion. Pra me VKM cenohet edhe e drejta e disponimit te prones se ligjeshme qe rregullohet nga Kodi Civil, nje ligj qe rri shume me lart se VKM.

Dhe e gjithe kjo po behet per te krijuar fondin e tokes ne bregdet qe qeveria po ua merr pronareve, sidomos atyre qe presin me vite qe t’u njihet prona‎, e t’ua jape oligarkeve per te bere hotele duke ia dhene truallin me cmim te lire shteteror, sepse oligarket nuk duan t’i paguajne cmimin e tregut pronareve.

Po ku ta kerkosh te drejten perballe Qeverise? Gjykatat kane rene si pushtet qe kontrollon teprimet e Qeverise. Parlamenti eshte kukull. Ka vetem veting. Vetingu eshte bere si Fronti Demokratik, dhe gjyqet e vetingut duken si gjyqet publike komuniste te 1945 te kinema 17 Nentori. Se mos guxon njeri dhe e kundershton ideologjine e re, Vetingun, se shpallet armik! Por gjykatat e vetingut nuk zgjidhin padrejtesite me pronat, tatimet, doganat apo policine, as jane Gjykate Kushtetuese. Dhe mos harroni: asnje nga gjyqtaret e Vetingut nuk e ka kaluar vetingun vete!

‎Kissinger paralajmeron se nese bie ndarja e pushteteve, perfundojme ne despotizem. Sipas Kissinger, ne sot e kemi despotin: Edi Rama Kryeminister qe qeveris ne harmoni me veten e tij. Dhe shqiptaret jetojne te lumtur per harmonine e Kryeministrit. Mos u merzitni, te gjitheve do t’ju vije radha te provoni despotizmin harmonik te Rames!