E ZURI, SE ZURI VEZA
nga Zef Zefi
Sançua i Bashkisë sapo nxori në tv barkun e të shoqes ku veza e saj sipas gjasave kishte marrë gjel, nuk pati kohë t’u gëzohej komplimentave, por mori komandë nga Don-i nisej të shtronte aktorët.
“Shembja e Theatrit, është mulliri ynë që do vdesë, – i kishte thënë Doni.- Hipja gomarit e futja revan tek fshatarët e theatrit.”
-Shoku shef, po…, unë pa zotninë tënde…, nuk jam i gjatë, dua të them nuk jam akoma Don…”
-Ik tani. E di që s’është punë per ty jatagani. Merri me të mirë, përkëdheli, lyej me bojë, mbaji me “muhabet diplomatik” derisa të mberrij vetë.
Sançua mblodhi shpatullat e ngushta dhe nxori gjuhën të njomte buzët.
Sa herë merrte ndonjë komandë të rreptë nga shefi, se pse i thahej buza. “Ashtu de, njomi, lëpij. Pastaj do të vij vetë me topuz,” e trashi zërin Doni, i kënaqur që vartësi e kishte kapur në hava, vlerën e armatimit që posedonte.
Ç’të bënte Sançua. Ndezi gomarin dhe u nis.
Halli i tij ishte të mbërrinte sa më shpejt e pa e bujë tek theatri. E thembëronte papushim barkun kafshës, ndonëse ajo s’bënte e s’bente revan.
Sikur të mos mjaftonte kjo, dhe kaptejt e pa grasatuar të samarit, bënin zhurmë, aq zhurmë sa shumë kalimtarëve s’u shpëtoi nxitimi i tij. Kokat e popullit rrotulloheshin si bulona pafund pas tij. S’pati as kohën e duhur të shquante nëse keto ishin veshtrime adhuruesish apo kundërshtarësh, sepse kaploçja tani ishte bërë furrik, ku klloqitej veza…; Përfytyronte ekografinë, qelizën e vockël që po rritej, pastaj kalanë e dasmës, pemë, shumë pemë, pensionin e mamit, fiq pambarim dhe veza që do hapej me duart e tija para popullit me tv.
Shi kur filli perfytytrimeve të lumtura, po mberrinte tek kulla që do të mbushej me cicërimat e “rilindasit” te sapoçelur, filloi të shihte vezë në ajër që fluturonin drejt tij.
Fillimisht mendoi se kaq shumë e kishte klloçitur vezën në furrikun e kokës së vet, sa kishte filluar të delironte edhe mbi gomar, mirëpo kur pa se ato po vinin drejt tij si bomba mësymëse, Sançua kerceu përdhe dhe u fsheh pas gomarit.
Njëri nga rojat piskati; “të dhien shef ruaju!”
Po Sançua nuk dëgjonte. Ai mes batares së plluç-eve që shpërthenin pa zogj e cicërima rilindase, mundi të mendojë se jo vetëm deliri të bëka tapë, po dhe veza.
Pastaj vajti e theatroi sukseshëm pa kundrafigurë dhe pa kurrënjë plagë