E vërteta e opozitës dhe qëndrimi shpifësirë i Edi Ramës
Nga Fitim Zekthi
Ne kater vite vete kryeministri ka folur perballe policeve tek pallati i kongreseve, tek oborri i ministrise brendshme, tek oborri i drejtorise se policise Tirane me shume se 15 here ne transmetim live ne televizion me videoprojektor qe tregonte “arritjet” e medha te reformes se tij, largimin e “kembes se krimit nga policia”, “vendosjen e nje standarti te larte te luftes ndaj trfaikut”, “transformimin rrenjesor te policise duke e vene ate ne sherbim te qytetarit”, “komisariatin dixhital” etj. Ai ka folur te pakten 30 ore ne keto takime ose 1800 minuta, (ne dy raste duke i lene policet ne diell dhe vete ne hije tek oborri i ministrise) duke thene se Tahiri eshte ministri me i sukseshem dhe akuzat ndaj tij jane akuza te krimit ose te renkimit te krimit, jane akuza te “dhimbjes se barkut” nga lufta ndaj krimit. Ne sallen e parlamentit kjo lloj mbrojtjeje ka qene e perjavshmenga Rama duke mos pranuar asgje per akuzat se policia po kriminalizohej, se po zhvillohej trafik droge ne nivele te padegjuara me miratim te drejtuesve te larte te policise, se po mbillej vendi me hashash. Fajin e kishte vete opozita. Edhe tani kur gjithcka ka dale sheshit njerez te kryeministrit ne politike dhe media po vazhdojne te fajesojne opoziten e cila “nuk jetuaka dot pa kësi akuzash” apo se eshte ne krize nga humbja dhe daj vben akuza. Vete kryeminstri u mjaftua me hedhjen ne rrota te Tahirit. Qe te gjitha keto qendrime jane shpifesira dhe te papranueshme. Opozita ka thene te verten me sa duket per kater vite dhe Rama me shumicen qeverise eshte pergjegjes direkt, te pakten politikisht.