E vari Kristaq Rama … ooo Bashkiiim !
!
Nga Nebil Çika *
Me ne fund Bashkia e Kukësit u kujtua e vendosi një bust të poetit martir, antikomunist Havzi Nela ne shkollën që mban e tij. Busti i vendosur brenda gardhit te shkollës pa pak gjasa te shihet nga vizitoret apo kalimtaret ne ketë qytet por gjithsesi është me mire se hiç, siç kishte ndodhur deri tani. Zhurma e madhe qe u munduan te bëjnë organizatorët nuk u justifikua nga ajo qe reflektoi si te vepra artistike ashtu edhe ceremonia e sidomos fjalët e folësve te cilët ne mase ju shmangen thelbit te vlerave dhe arsyeve te sakrificës se poetit martir antikomunist . Kreu i bashkisë Bashkim Shehu ishte kujdesur qe ne ceremoni te ishin te pranishëm kushdo vetëm te përndjekurit antikomunistë jo. Por nejse kjo është pune e tij , puna jone është qe Havzi Nela dhe çdo martir tjetër antikomunist te vlerësohet e te nderohet sa me shume qe te jete e mundur . Sigurisht qe kjo vepër kushtuar Nelës nuk mjafton, pasoi ai meriton një shtatore apo obelisk gjigand ne qendër te Kukësit dhe cdo qyetet te Shqiperise dhe shpresoj qe Bashkia te mos “lajë duart ” e ta mbylle ketë pune me ketë bust ne oborrin e një shkolle .
Por me interesante se busti ishte ceremonia “e madhe” e përurimit qe gati ,gati ngjante me një pengmarrje per interesa politike e te tjera te poetit antikomunist . Fakti qe ne ceremoni me shume se kuksianë, kishte pjesëmarrës nga Tirana e vende te tjera la shije te hidhur . Sigurisht mos pjesëmarrja ne ceremoni e kuksianëve , sidomos e bashkëvuajtësve të Havzi Neles nuk ka lidhje me respektin dhe nderimin për këtë martir antikomunist, por me organizatorët e ceremonisë , kreun e bashkisë dhe spekulante te tjerë ish komuniste , punonjës e bashkautorë te sigurimit te shtetit , gjykates , prokurorise etje ne kohen kur denohej Nela apo pinjollë te tyre , pa asnje lidhje me antikomustin Nela ,te cilët duket se ua kishin marrë peng martirin .
Ceremonia qëllimisht u devijua nga nderimi i një martiri antikomunist vetëm tek poeti gjë qe çon ne deformimin e te vërtetës për Havzi Nelen. Sado qe te pretendohet e kundërta Havzi Nela u var jo se ishte poet, por se ishte antikomunist dhe ketë me mire se kushdo e kuksianët, përfshi edhe ata qe 30 vjet me pare ishin rreshtuar ne krah me vrasësit por qe dje mbanin fjalime e përgjëroheshin për te .
Personalisht i kam kërkuar kreut te bashkisë Kukës qe ne ditën e pare te zgjedhjes se tij te ngrinte një shtatore per Havzi Nelën gjë qe ma premtoi. Sigurisht qe un kisha tjetër gjë parasysh një vepër artistike qe ti përafrohej disi veprës se madh dhe sakrificës sublime e te Havzi Nelës por ndjehem mire ne se mund te kem ndikuar sado qofte qe për ketë figure me përmasa kombëtare te behej diçka qoftë edhe një bust ne një oborr shkolle ,ne kushtet qe harresa e tij për shume arsye është një aksion e qëllimi i mirëfilltë politik .Havzi Nela i tremb komunistet dhe sherbetoret e tyre me shume i vdekur se i gjallë. Vdekja e tij tregon me gisht vrasësit dhe pinjollët e tyre sot ne pushtet ,prandaj organizatorët u kujdesen qe emrat e tyre te mos përmendeshin fare ne ketë ceremoni. Faktin qe një prej atyre qe firmosi varjen e tij ishte Kristaq Rama , i ati i kryeministrit aktual Edi Rama ,nuk guxoi ta përmendte asnjë prej folësve ne ceremoni dhe kjo është pjesa me e turpshme e saje . Pikërisht kujdesi për te mos permendur këtë fakt beri qe kreu i Bashkisë Kukës, te mos ftonte ne ketë ceremoni te përndjekurit politike antikomunistë, as ata te Kukesit . Është e sigurte qe çdo kush prej tyre po te ishte atje do te thoshte me zë plote : E vari babai i Edi Rames ! Mirëpo z. Shehu e kishte llogaritur mirë këtë pune ndaj folësit e ftuar prej tij ishin kryesisht nga ana e vrasësve ,30 vjet me pare , pjesëtarë te prokurorisë , sigurimit apo pinjollë te tyre. Kulmi i turpit dhe hipokrizise , ishte pjesëmarrja e ish kreut komunist te Kuvendit ,Namik Dokle i cili u falënderua personalisht nga kreu i bashkisë në fjalën e tij . Kjo prani e përqendruar e komunistëve , punonjësve te gjykates , prokurorisë , spiunëve te Sigurimit te Shtetit ne kohen e vatjes se Neles , u reflektua edhe ne frymën e ceremonisë e cila u fokusua me shume kundër antikomunisteve bashkevuajtes e bashkeluftetare te Havzi Nelës se sa kundër komunistëve qe e varën ate qofshin ata në Kryesi te Kuvendit Popullor , prokurori, gjykatë apo sigurim .
Me gjithë këto përpjekje për ta marre peng apo për te shkuar radhën me “nderimin” e tij nga ana e komunisteve spiuneve te sigurimit dhe pinjollëve te tyre Havzi Nela mbetet njeri nga ne, antikomunist i spikatur dhe ne jemi krenar për të. Personalisht e shoh si suksesin tonë më të madh qe komunistet , persekutorët dhe bashkëpunëtoret e tyre ne krim si dhe pinjollët e tyre politik e gjenetike ,te njohin e te dënojnë krimet e komunizmit si dhe te nderojnë martiret tane antikomunistë. Dhe pak a shume ne ceremoninë e vendosjes se bustit te Havzi Nelës ne shkollën me te njëjtin emër ne Kukës . Fakti që organizatorët e ceremonisë , pinjollë te spiuneve te sigurimit e punonjës të prokurorisë që dënoi me varje Nelen u kujdesen që ne ceremoni te mos përmendeshin emrat e vrasësve, për faqen e zezë te tyre, nuk përbën problem pasi shqiptarët e dinë te vërtetën: Jam i sigurt se çdo antikomunist kuksian dhe shqiptar sa here i ndodh qe shikon kreun e Bashkisë Kukës , thotë me vete apo edhe me zë : E vari Kristaq Rama oooo Bashkiiiim !
*Kryetar i Shoqatës Antikomuniste e të Përndejkurve Politikë të Shqipërisë