Peshkaqeni ?!
Nga Nebil Cika
Me ne fund është vete SHBA –ja qe ja heq “petët te fundit “ veprimtarisë se ambasadorit te sajë ne Shqipëri Donald Lu . Për vite me radhe shume shqiptarë kishin vene ne dyshim aktivitetin e tij ne Shqipëri qe nuk përputhet me perceptimin qe shumica e shqiptarëve kane për SHBA-në , modelin dhe rolin e saje ne bote. Një pjese e mire u vunë ne dilemë; E kishin gabim ata për Amerikën apo ambasadori i SHBA-ve ne Tirane nuk përfaqëson atë Amerike qe njohim e perceptojmë ne . Tani qe ligjvënës , organizata e media serioze ne SHBA , ngrenë akuza për shërbime te pa ligjshme te z. Lu ne favor te qeverisë ish komuniste ne Shqipëri dhe mbështetës ndërkombëtarë te saje dhe komunizmit botëror si Sorros ,shume gjera po sqarohen dhe shqiptarët po shohin qe deformimet e vena re tek sjellja e. z. Lu ne Shqipëri nuk ishin lidhje me politikat ,parimet dhe interesat e SHBA-te por me agjendën personale te ambasadorit.
Pa publikimit te hetimeve nga organizata “Judicial Watch” z. Lu nxitoi te dilte ne media per te mohuar lidhjet dhe financimin nga ana tij te Soros me para te buxhetit te shtetit te SHBA-ve , por pa harruar te vazhdonte shërbimet për qeverinë shqiptare ,duke sulmuar opozitën, liderin dhe deputete te saje . Një nga akuzat qe organizata “Judicial Watch” ka ngritur për z. Lu është se ai : “minoi aktivitetin e opozitës “ një gjë qe shqiptarët e dine te gjithë pasi kjo, behej ditën për diel hapur dhe me arrogance nga z. Lu. Por me e keqja ishte se kjo politike e pa ligjshme, sipas organizatës “Judicial Watch”, imponohej si vullneti zyrtar i SHBA-se.
Ka pasur shumë momente ku z. Lu ,hapur,ka minuar aktivitetin politik të opozitës por mendoj se me i rendi ishte kërcënimi se SHBA do ti njohte zgjedhjet e qershorit 2017 edhe pa pjesëmarrjen e opozitës ndërkohë që bojkoti i zgjedhjeve ishte e vetmja mundësi e opozitës për te kërkuar zgjedhje te lira e ndershme . Kërcimin i z. Lu solli ndërprerjen e protestës opozitare dhe futjen e sajë ne një palë zgjedhje me rezultat te përcaktuar nga manipulimi dhe blerja masive e votave prej qeverise, kjo e pranuar tashme edhe botërisht .
Pororganizata “Judicial Watch” ka edhe një akuze tjetër te rende për z. Lu atë te investimit te tij ne projektin për kapjen nga qeveria te drejtësisë nëpërmjet te ashtuquajturës reforma ne drejtësi: Këtu z. Lu nuk ka asnjë justifikim pasi personalisht ka kërcënuar publikisht opozitën dhe personalisht deputetet e saje madje duke i thirrur ne ambasadën e SHBA-ve ne kohen kur opozita kërkonte qe reforma ne drejtësi te garantonte se pari paanësinë e sistemit gjyqësor sipas standardeve euroatlantike . Ishte z. Lu ai qe imponoi një reforme te deformuar e cila ne vend qe ta rregullonte sistemin gjyqësor e ka bllokuar atë dhe e ka vene tërësisht ne kontrollin e qeverise.
Por jo vetëm kaq . Shume çështje e situata qe kane ndodhur dhe po ndodhin ne Shqipëri e kane vene ne dyshim dhe e kane kompromentuar publikisht pozicionin dhe aktivitetin e ambasadorit Lu. Fakti qe ai nuk foli asnjëherë për kanabizimin e vendit nga qeveria Rama duke e kthyer Shqipërinë ne prodhuesin e trafikuesin kryesor te kanabisit ne Evrope gjë qe ndodhte hapur është një nga hijet me te forta te aktivitetit te tij ne Shqipëri.
E kemi pare z. Lu te investohet ne mbështetje te projekteve te disa grupimeve te veçanta si LGBTI , një projekt tjetër i Soros duke përmendur me emër e kërcënuar serish deputetet e opozitës por nuk e kemi pare e dëgjuar asnjëherë te falsë për krimet e komunizmit apo të përndjekurit politike .Raporti i tij me komunizmin dhe krimet e tij është nga me te dyshimtit pasi shpesh here ai është parë ne mbështetje te autorëve te krimeve kundër njerizimit dhe gjenocid ,;politikanë e drejtues te rëndësishëm te qeverisë komuniste te cilën sipas edhe “Judicial Watch” ai e mbështet dhe e sponsorizon . Gjate mandatit te tij ne krye te ambasadës se SHBA në Shqipëri ish ministri i brendshëm i qeverisë komuniste u zgjodh nr 2 i shtetit dhe nuk pame një deklarate prej tij . Përkundrazi gjatë kësaj periudhe Ruçit ju hoq penalizmi “non grata” nga DASH dhe pas 28 viteve ndalimi ai u lejua te shkonte ne SHBA.
Një nga momentet ku z. Lu ka tërhequr vëmendjen e publikut shqiptar janë thirrjet e tij publike, në rolin e “peshkatarit “: për te kapur ”peshqit e mëdhenj “ te krimit e korrupsionit ne Shqipëri. Sot ,pas akuzave se ai ka mbështetur qeverinë ne kapjen e drejtësisë dhe mbajtjen e pushtetit dhe ka minuar opozitën ne përpjekjet për ta penguar atë , ai ndodhet ne një situate qesharake pasi “peshqit e mëdhenj “ ose janë pjese e qeverise ,ose mbështetën nga ajo. Ne se z. Lu është ,sipas Judicial Watch” , “mbështetësi i madh i qeverise, me peshqit e vegjël e te mëdhenj brenda e rrotull saje , vet ai çfarë i bie te jete ? Peshkaqeni !
Por ajo qe ka ndodhur ka ndodhur dhe z. Lu me sjelljen dhe politiken e tij i ka berë dëme te mëdha Shqipërisë dhe shqiptareve , por ai i ka bere një dem te madh edhe vete SHBA-ve: Tronditja e perceptimit , imazhit dhe sidomos besimit te SHBA ne sytë pro amerikaneve shqiptare , tronditje e dyshim qe nuk e injektoi dot as Enver Hoxha me diktaturën e tij çnjerëzorë 50 vjeçare. Ne kete situate nuk besoj se mund te gjendet tjetër me antiamerikan se z. Lu në Shqipëri.