E bujshme! Bayern rikthen në stol ish-trajnerin problematik!
Duket se në Mynih po mendojnë për ish-trajnerin e tyre, Louis van Gaal. Ai ka punuar në “Allianz Arena” nga viti 2009 deri në vitin 2011. Në sezonin e parë, 66-vjeçari holandez fitoi kampionatin, Kupën dhe arriti deri në finalen e Ligës së Kampionëve. Problemi i tij ishte karakteri i vështirë dhe kjo e penalizoi. Në sezonin e dytë, Uli Hoeness vendosi ta pushojë nga puna, sepse edhe vetë pati mosmarrëveshje me të.
Aventura e fundit e trajnerit Louis van Gaal ishte te Manchester United
Rikthimi i një trajneri nuk është diçka e re te Bayern. Më parë, legjenda si Udo Lattek, Ottmar Hitzfeld dhe Giovanni Trapattoni kanë punuar dy herë në “Säbener Straße”. Jupp Heynckes, madje, e ka marrë tri herë drejtimin e skuadrës, derisa fitoi tripletën.
Lajmi tjetër i papritur nga Bayern është vizita e katalanasit Pep Guardiola. Ish-trajneri i kampionëve të Gjermanisë sot ka biseduar me disa nga drejtuesit e klubit. Besohet se atij i është marrë edhe një herë një mendim për stolin, pas telefonatës së para pak ditëve.
Marre nga Telesport