E arrestuan live në spital, Protoduari në gjyq: Kam qënë gjithë kohën i lidhur me pranga!
Një nga protestuesit që ka spikatur më shumë në revoltën 22-ditore të banorëve të Unazës së Re, Dorjan Protoduari, ka bërë një deklaratë rrënqethëse në gjyq sot, ku po pret vendimin për masën e sigurisë ndaj tij.
Ai tha se ka qënë i lidhur me pranga nga Policia që në momentin e arrestimit.
“Jam arrestuar në Spitalin Ushtarak duke vizituar nënën time dhe kam qënë gjithë kohën i lidhur me pranga”, deklaroi ai. Avokati nga ana tjetër e cilësoi arrestimin e tij të paligjshëm: “ është i paligjshëm arrestimi, person nuk ka rrezik largimi nga Shqipëria dhe duhet lënë i lirë”, tha ai.
Kujtojmë se Protoduari u arrestua para mediave dhe para grupit të deputetëve të PD në spitalin e Traumës në Tiranës, pak minuta pas protestës tek Kuvendi.