Dosja ‘Tahiri-Habilaj’, Prokuroria urdhër-arreste për 3 drejtues të policisë Vlorë
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka firmosur 3 urdhra arresti për tre drejtues të policisë në Vlorë në kuadër të hetimeve për dosjen e ish-ministrit Tahiri dhe “Habilajve”.
Efektivët e policisë së shtetit akuzohen se kanë kryer shpërdorim detyre në lidhje me aktivitetin kriminal të grupit Habilaj.
Organi i akuzës i akuzon efektivat e policisë për veprime dhe mosveprime që kanë të bëjnë me aktivitetin kriminal të tyre.
Pas urdhrave të lëshuar nga ana e Prokurorisë, Policia e Shtetit ka nisur aksionin për ekzekutimin e arresteve.
Në Tiranë dhe në Vlorë ka prani të shtuar të forcave policore pranë banesave dhe zyrave të zyrtarëve në hetim.