Dosja ruse-Presidenti Trump shkarkon Prokurorin e Përgjithshëm, Jeff Sessions
Sessions detyrohet të largohet nga kreu i DOJ për shkak të “dosjes ruse”
Ministri i Drejtesisë në Shtetet e Bashkuara Jeff Sessions është dorëhequr me kërkesë të presidentit Donald Trump. lajmi është bërë i ditur pas një letre të drejtuar në shtëpinë e bardhë dhe për shkak të pakënaqësisë së hapur të Trump në lidhje me tërheqjen që Sesions ka bërë në kontrollin e komisionit të hetimit të dosjes ruse.
Trump ka emëruar si ministër në detyrë Matt Whitaker, që ka qënë shef i stafit të departamentit të drejtësisë. ai është emëruar njëkohësisht edhe në krye të kontrollit të këshillit special të hetimeve të dosjes ruse. tashmë ëhitaker ka të gjitha të drejtat të pushojë nga puna Muler.
Trump tha se do të emërojë një pasues për Sesions në ditët në vijim. njëkohësisht tashmë që kontrolli i senatit ëhstë i plotë trump e ka të lehtë miratimin e ministrit të ri të drejtësisë në senat.
Demokratët që deri tani kanë përdorur Dosjen Ruse si mënyrë të mbijetetsës politike bënë thirrje që të mos preket komisioni i Mueller, ndërkohë që vetë prokurori i posaçëm nuk ka dhënë asnjë koment.
Përpara se Trump të dilte sot në konferenvcë për shtyp shefi i stafit në shtëpinë e bardhë John Kelly telefonoi Sessions dhe i tha se Trump donte që ai të largohej.
Në konferencën për shtyp trump tha se donte që hetimet e dosjees ruse të mbyllen dhe i cilësoi si shumë të pandershme. Kjo ëështje duhet të mbyllet sepse është shumë e dëmshme për kombin”, tha Trump në konferencën për shtyp. Sipas zyrtarëve zëvendës ministri i drejtësisë Rod Rosenstein, që ka emëruar edhe Mueller dhe ka mbikqyrur punën e dosjes ruse do vijojë të jetë në detyrë.