Djali i Sokol Olldashit në krah të Bashës : Po nderon trashëgiminë e të atit
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me 300 studentë të EDS-së, ku i pranishëm ka qenë dhe djali i të ndjerit Sokol Olldashi, Glauku. Duke vlerësuar rolin e Olldashit, Basha tha se djali i tij është shembulli më i mirë sesi po nderohet trashëgimia e të atit.
Pjesë nga fjala e Bashës:
Në këtë sallë ndodhen studentë që janë ngritur në një betejë të pashembullt, prej më shumë se një dekade në Eurpopë. Studentë të Universiteteve Shqipatarë të mbështetur nga miq e shokë të tyre, studentë që studiojnë jashtë shteti, njëri prej tyre Glauk Olldashi, që kam kënaqësinë e veçantë ta përshëndes, t’i uroj mirëseardhjen në këtë bashkëbisedim.
Merita e tij është që në ditën e parë ka qenë krah studentëve shqiptarë në betejën për arsimin e lartë të standardeve euroipiane.,
Por natyrisht nderon trashëgiminë e babait të tij, ish-kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, një miku dhe bashkëpunëtorin timin, një nga liderët e PD ndarë nga jeta tragjikisht para disa vitesh, z.Sokol Olldashi.
Studentët janë bashkuar dhe forumi rinor i PD është në këtë betejë prej ditës së parë jo për të korrur kapitale politike por për të qenë në krahun e studentëve
Nën shembullin tuaj edhe ne morën një hap të tillë për të qenë krah njerëzve, braktisëm atë që sot nuk është parlamenti i Shqipërie, por atë që është privuar se është produkt i krimit dhe bashkëpunimit me krimin, me pushtetarët aktuale që kanë uzurpuar institucionet duke shkatërruar votën e lirë, kanë shkatërruar shtetin e së drejtës.
Miq tanë se ndodhen sot në një vend të parin në historinë e botës prej dy vitesh pa Gjykatë Kushtetuese, e kanë asgjësuar prej dy vitesh. Prej dy vitesh kemi një gjykatë të lartë jofunksionale, me 40 mijë dosje të pagjykuara. Kemi një prokuroi të kapur politikisht.
Nderkohe Glauk Olldashi ne fjalen e tij tha
:“Është një ditë e gëzuar për EDS dhe për forumin rinor të Partisë Demokratike. Si anëtarë të EDS përshtypja e parë që kanë të rinjtë europiane për shqiptarët nuk është dhe aq e mirë dhe u vu re edhe dje. Qëllimi i rinisë shqiptare e sidomos të të rinjve demokratë është të ndryshojë mendimin e europianëve dhe të tjerëve nëpër botë. Të ndryshojmë mënyrën se si flasin për shqiptarët. Shqiptarët nuk janë të këqinj, shqiptarët janë po aq të mirë, mos të themi që janë më të mirë se europianët”.