Divjake -Përkujtohet 75 vjetori i masakrës komuniste të Majtinit
Sot në bashkinë Divjakë nen kujdesin e Shoqatës Antikomuniste te te Përndjekurve Politike u përkujtua 75 vjetori i masakrës komuniste te Matjanit .
Morën pjesë ne ceremoni dhe folën për këtë masakër Kryetari i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politike te Shqipërisë z. Nebil Çika dhe drejtuesit e tjerë t sajë Artan Murizi dhe Uran Kostreci , deputetët e PD Enkelejd Alibeaj , Myslim Murrizi dhe Luan Baçi . Kryetrai i PBKD Z. Artur Roshi familjare te martireve nacionaliste , te përndjekur politikë antikomuniste ,
Te pranishmit ne tingujt e Himnit Kombëtar mbajtën një minutë heshtje dhe vendosen kurora me lule ne memorialin kushtuar martirëve nacionaliste e antikomuniste të Divajkës te pushkatuar pa gjyq në fshatin Matjan te Lushnjës 75 vjet me parë
Masakra e Matjanit ku ne 1943 forcat komuniste te komanduara nga Mehmet Shehu dhe Dushan Mugosha pushkatuan pa gjyq 82 nacionalistë antikomunistë, fshatarë të zonës se Divjakës është nje nga krimet me te mëdha komuniste te luftues se dyte botërore qe u kthye nga komunistet në luftë civile .
Te rënët në këtë masakër janë nderuar me titullin e larte “Martire te Demokracisë” nga Presidenti i Republikës , Bujar Nishanin .