“Ditë e zezë për demokracinë” maskat godasin për vdekje deputetin e AfD
Deputeti dhe kreu i partisë politike AfD për Bremen në Gjermani u godit rëndë në mesditën e sotme nga 3 persona të cilët kishin mbuluar fytyrën me maska. Goditja e 66 vjeçarit Frank Magnitz ka qënë me prapavijë politike. Ai është shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore dhe me rrezik për jetën.
Magnitz fillimisht është goditur me një dërrasë në kokë dhe pasi është rrëzuar, atij i kanë përplasur kokën në tokë disa herë me radhë.
Deputeti i parlamentit nuk do të jetonte nëse nuk do të ndërhynte një punonjës ndërtimi që la punën për të ndalur dhunën ndaj tij.
Vetë policia thotë se sulmi është me motive politike dhe po vijojnë kërkimet për gjetjen e autorëve.
Komunisti me origjinë turke, deputet në parlamentin gjerman Çem Ozdemir nuk e ka përmbajtur dot gëzimin dhe faturën për ngjarjen ja ka dhënë viktimës duke e cilësuar deputetin patriot si një nazist.
Sulmi mbi deputetin gjerman është treguesi më i qartë i natyrës së dhunshme të të majtës në të gjithë botën të cilët asnjëherë nuk e kanë pranuar humbjen dhe gjithmonë reagojnë dhunshëm ndaj realitetit të vërtetës dhe humbjes.
Përgjatiti: ermal ngjelina