Pekini po zgjeron ndikimin e vet jo vetëm në hapësirën e Bashkimit Europian por edhe në hapësirën e NATO.
Të përballur me rritjen e parezistueshme të Kinës në të gjithë fushën e shahut, si dhe të gjendur nën presionin konstant të Shteteve të Bashkuara, udhëheqësit, jo dhe aq demokratikë të Bashkimit Europian, janë duke u përpjekur të rimarrin formën e ndërmjetme të një shkëmbi dhe të një vendi të vështirë në rolin e tyre gjeopolitik/gjeoekonomik.
28 vendte anëtare në javën e ardhshme do të kenë në Bruksel një takim shumë të rëndësishëm ku do diskutohet një plan veprimi me 10 pika në të cilin detajohet si një tezë marrëdhënia me Kinën në të ardhmen.
Takimi i mësipërm do të ndodhë ndërkohë që presidenti i Kinës Xi Jinping viziton Italinë dhe më pas Francën dhe në vigjilje të takimit vjetor BE-Kinë që mbahet në 9 prill në Bruklsel dhe do të bashkëdrejtohet nga kryeministri i Kinës Li Keqiang.
Pra, mësipër paraqitet i gjithë konteksti nën të cilin Komisioni Europian ka rekomandur atë që e konsideron si plan veprimi konkret me 10 pika për debatin që do kenë krerët e vendeve anëtare në takimin e Këshillit të Europës në 21 dhe 22 mars.
Në raport përfshihet statistika e fundit e vitit 2017, sepse e 2018 ende nuk është përgatitur. Statistika tregon se Bashkimi Europian është partneri më i madh tregtar i Kinës dhe përfaqëson 13% të importeve për Kinën dhe BE përfaqëson 16% të eksporteve të kinës”. Në raportin e përgatitur nga Komisioni Europian theksohet se Kina është “konkurues ekonomik” si dhe “një rival në system pasi promovon modele alternative të qeverisjes”.
Burimi: zerohedge pikë com