“Dëshirë” poezi nga Murat Toptani
DËSHIRË
nga Murat Toptani
I
Sa past dielli zjarm e dritë,
Sa herë perëndoftë e gdhiftë ditë,
Sa ndërroftë koha dimën e verë,
Çelin lule të bukra me erë,
Sa biftë bari e çel gjeth e fletë,
Sa rrjethshin lumnat, sa past uj e det,
Sa t’jetojë toka, kjo gjithësi,
Sa t’lëvrijë çështja në hapësi,
E sa, t’jetë gjallnia përmbi këtë dhe
Jetofsh Shqipni, i dashtuni Atdhé!
II
O dhè i Shqipnisë, dhè i beku;
Joni je, se me gjak tonë je gatu,
Gjithëherë trim qoftë, biri jot shqiptar,
Për ty mos kurseft gja, as gjak, as ar,
Ky gjak i joti asht, e mjera nanë,
Se emnin <<shqiptar>>, ti na e ke dhanë.
Marrë nga libri “Murat Toptani” të Ferid Hudhri botuar më 1978, faqe 76.
Librin ma dhuroi mikesha ime, znj. Zenita Farka.