DERI KUR NË TRANZICION ?

 

Nga Filip Guraziu

 

DERI KUR NË TRANZICION ?

Po,… tranzicioni” neokomunist,
kurrë nuk denoi krimin enverist,
kurrë s’qe, pro ‘kujtesës historike’,
për zbardhjen e ngjarjeve tragjike,
që përdhunuen Shqipnin etnike
Politika antikombëtare populiste,
ishte vetem poltrona dhe prona.
Ishin ” pa brekë ” kur kapne karrigen
sot jane milionerë që të fusin friken
N’shpirt me ” kulturën e harresës”,
se koha zhdukë gjurmët e s’keqes,
se pak nga pak, çdo gja shkatërrohet ,
vjen koha, e brezi i ri ma s’kujtohet …!
………………………………………………….
Shifni burgjet e tmerrit si gërmadha
Mbi ta vajton sot vetem gjinkalla!
Lexoni tekstet shkollore t’historisë
Për Lugatin s’shkruhet ma asnji vizë
Filmat e ‘Kino studios’ ditë e natë
Priftin, hoxhen e popin tue përbaltë
Nderohet çdo mediokërr pa taban
Veç Muze për Gjergj Fishtën s’ ban!
…………………………………………………
Ateistë të thekun, me rrajë e sorollop
Shkatërruet xhami e kisha me ternagop
Sot me zemër në dorë po derdhni lot”,
si fetarë të bindun, veç për nji votë!
Hipokritë!, lenie fenë në punë të vet,
asht pa ndihmën tuej tash mija vjet
Shteti Shqiptar sot asht shtet laik,
feja s’ka vend n’institucion publik!
Naimi, Vasa, Andoni e të tjerë ma parë
Ishin ma Shqiptarë se ju o “kumandarë”
………………………………………………..
Si s’keni marre, si s’keni turp!
E keni ba Shqipninë si plaçkë bisnesi
Shqiptarët e keni futë n’fund t’nji thesi
Me ato ” palo ” projekte P.P.P. interesi!
” Vaj medet ” për Akademinë që kena
Vazhdojnë pa prâ me hipokrizi e rrena
Historitë e verteta me i ba të pa qena
E për Gegnishten vetem urrejtje pa kthim
Si mos me pranue kurrë as nji diskutim?!
Vetem mediat shqiptare sot janë fatlume
S’ka asnji problem pse janë të korruptueme
Rrena, shpifje e prralla t’bukura për natë
S’po din ma, kuj me i besue ky popull i ngratë
Muzikën shqiptare e keni ” çue jashtë shtetit ”
Ja keni dhanë vendin tallava-së t’kurbetit
Bjeri ti bijmë; lum na për kta e lum kta për ne,
se ç’ka po na gjenë s’mund t’ bajmë ma be !
……………………………………………………………
Jemi shtet pa gjykatë, jemi pa kushtetuese
Kemi mbetë pa parlament, vetem zhurmuese
Me ligje që anullojnë vendimet shterruese..!
“Bjeri , ti bijmë, thonë, se s’kena gja në vij ”
Rruga për n’Europë kalon nëpër Birmani…!
……………………………………………………………
Tranzicion more tranzicion,
Pse s’na thue kur po mbaron?
Nji përgjigje m’erdhi me shpejtësi:
Deri sa…, kjo politikë t’sundojë n’Shqipni!

FG