Demsperblimi i te përndjekurve , jo ceshtje parash , çështje e te drejtës

Nga Av Xhafer Sadiku 

Nga Av Xhafer Sadiku

 

Që kur kasta Rama-Veliaj ndryshuan ligjin “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, kam thënë se ky ligj është antikushtetues dhe kriminal sepse diferencon midis tyre shtetasit, që mbartin të njëjtën të drejtë. Koha po vërteton se këto efekte po jep ky ligj.

Mirëpo, një prononcimi i Jonila Godoles, e bën edhe më të pashëmbullt qasjen ndaj këtij problemi. Ajo, midis të tjerave shkruan:

“…Por nëse Qeveria e gjykon të padrejtë që këtë dëmshpërblim ta marrin pasardhësit e ish-të përndjekurve, atëherë pse kjo shumë të mos u shkojë institucioneve si Instituti Integrimit të Ish të Përndjekurve Politikë apo Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që kanë në fokus pikërisht këtë kategori?! Kjo pikë duhet diskutuar me patjetër në Parlament…”

Me këtë arsyetim i bie që pjesa e ish të dënuarëve politikë dhe të ekzekutuarëve që nuk do të dëmshpërblehen, të kenë qenë fajtorë.
Pra, sipas Godoles, dëmshpërblimin që u takon familjeve të ish të burgosurve të vdekur dhe të pushkatuarëve, duhet ta marrin institucionet e qeverisë apo “të pavarura”!

Ata që përfaqësojnë këtë shtresë të madhe të shoqërisë shqiptare, nuk duhet të pranojnë kurrë arsyetime të tilla.

Kjo duhet të jetë vija e ndarjes edhe me PD, pasi që ky problem madhor nuk ka të bëjë thjesht me ceshtje parash, por eshtë mbi të gjitha ceshtje e së Drejtës,e Pafajesise dhe Dinjitetit te tyre.