Dekorohet ish kryeministri Iliaz Bej Vrioni , sheshi në qendër te Beratit nderohet me emrin e tij
Ish kryeministri,atdhetari dhe personaliteti i shquar i kombit shqiptarë Iliaz Bej Vrioni është dekoruar sot nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë SH.T.Z.Ilir Meta me dekoratën e larte Gjergj Kastriot Skënderbeu,( pas vdekjes) ne një ceremoni te organizuar sot nga Bashkia Berat ne Teatrin e qytetit .Njëkohësisht bashkia berat emërtoi “Iliz Vrioni” sheshin ne qendër te qytetit. Pllaka me emrin e patriotit te shquar u zbulua nga Presidenti Ilir Mreta dhe kryetari i Bashkisë Berat z. Petrit Sinaj dhe familjar te Iliaz Bej Vrionit .
Ne ketë ceremoni mori pjese edhe kreu i Shoqatës se të Përndjekurve politike demokratë.
Iliaz Bej Vrioni, ish një nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar së bashku me Sami Bej Vrionin. Shërbeu tri here si Kryeministër i Shqipërisë dhe disa herë si Ministër i Jashtëm dhe si Ministër i Plotfuqishëm i Shtetit Shqiptar në Paris, Francë. Shërbeu gjithashtu për një kohë shumë të gjatë si Deputet i Parlamentit të Shqipërisë. Iliaz Beu ishte gjithashtu kryetari i delegacionit të Beratit në punimet e Kongresit të Lushnjës.
Ai njihet për kontributin e tij të pasur në marrëdhënie ndërkombëtare, është dekoruar nga Republika Franceze në vitet 1920 me urdhrin e lartë Grand Officier de la Légion d’Honneur.
Në vitin 1946, regjimi dikatorial do të zhvarroste eshtrat e ish-Kryeministrit Iliaz Bej Vrioni për t’i hedhur ato në lumin Osum të Beratit. Eshtrat e Iliaz Bej Vrionit vazhdojnë të mbeten të humbura duke e lënë ende këtë personalitet të vyer të kombit shqiptar pa varr.
Ne ketë ceremoni u lexua edhe një mesazh i nipit te dekoruarit Iliaz Vrioni ( i riu ) dërguar nga SHBA-ja ne pamundësi per te mare pjese ne ceremoni .
Ja mesazhi i plote
I Nderuar President i Republikës së Shqipërisë Z. Ilir META
I Nderuar Kryetar i Bashkisë, Berat Z. Petrit SINAJ
Të Nderuar pjesemarres, Antarë të Këshillit Bashkiak , Qytetarë të Beratit!
Nderimi që i bëhet sot njërit prej përfaqësueseve më të shquar të familjes VRIONI, te paharruarit Iliaz VRIONI, të birit të Mehmet Ali VRIONIT më jep rastin të shpreh mirënjohjen dhe respektin më të thellë për të gjithë JU që bëtë të mundur këtë ngjarje!
Kjo Dekoratë e lartë me titull “Gjergj Kastriot Skënderbeu”dhe vendosja e emrit të Iliaz VRIONIT këtij sheshi të qytetit te Beratit është shprehje e konsideratës dhe respektit të qytetarëve për vlerat kulturore e patriotike të bijëve të Tij. Ky akt i lartë përgjegjshmërie në vlerësimin e kontributeve të figurave të historisë kombëtare është shenbulli më i mirë se si funksion LIRIA.
Lumja ti Shqipëri,- thashë, -që ke hyrë në këtë rrugë, nder për Bashkinë Berat dhe Kryetarin e saj !
Zoti president ju lutem pranoni falënderimet e mia të përzemërta dhe respektin e pakufishëm për personalitetin Tuaj!
Me respekt Iliaz Ali Vrioni
Mesues i Merituar Ëestlake, USA Me 21 Dhjetor 2017