Dekomunistizimi, punë e pambaruar e PD-së

Nga Nebil Çika *

Se pari dua te sqaroj një keqkuptim me një shkrim të botuar dje në “G.SH” për një projekt-ligji për dekomunistizimin qe PD-ja ne bashkëpunim me po përgatit . Kur ne themi qe :”Është kriminal dhe i pa pranueshëm qe Gramoz Ruçi është venë me emër dhe foto ne Muzeun e Gjetheve për krimet e komunizmit si një nga autoret kryesor te tyre dhe zgjidhet kryetar parlamenti” , nuk kërkojmë qe ai te hiqet nga Muzeu , ku është vendosur me te drejtë si një nga autoret e krimeve te komunizmit , por nga kreu i parlamentit gjë që e kemi kërkuar publikisht me te gjitha mjetet demokratike. Por le te kthehemi tek thelbi : Pse ne kërkojnë një ligj të plotë për ti dhëne fund te paktën ligjërisht vazhdimësisë komuniste ne Shqipëri, Pse tani 27 vjet pas rendjes de jure te komunizmit ?! – na pyesin ,sidomos partnere e gazetare perëndimore pyetje qe me te drejte mund ti lindë çdo njeriu qe e njeh pak apo aspak realitetin shqiptar para dhe pas rënies zyrtare të komizmit. Ne gjykojmë, mbështetur ne te drejtën ndërkombëtare se jemi ligjërisht korrekt për shkak se krimet e komunizmit , krime lufte , gjenocidi dhe krimet kundër njerëzimit nuk parashkruhen . Ne këto kushte, ne çdo kohë si ne 1992, tani apo edhe pas 100 vjetësh këto krime mund dhe duhet te ndëshkohen si detyrim ndaj drejtësisë. Në aspektin politik kërkesa jonë behet edhe më aktuale pasi të gjithë jemi dëshmitare te një projektoi nga ana e qeverisë qe po kthen ne krye te shtetit e qeverise emra te njohur si autore te krimeve te komunizmit qe kulmon me zgjedhjen ne postin nr 2 të shtetit shqiptar ish ministrit te brendshëm te qeverise komuniste se fundit, de jure komuniste, drejtuesit te Sigurimit kriminal te Shtetit Gramoz Ruci. Sigurisht qe nuk është vetëm ky rast pasi rikthimi ne pushtet e kupolës gjenetike te diktaturës komuniste është një aksion politik i dukshëm vetëm duke parë emrat e mbiemrat e një pjese te mire te qeverise ne te gjitha nivelet e saje. Por edhe ne aspektin juridik, historik e human, ne mos i ndëshkimit as sa e meritojnë, largimi nga postet publike te autoreve te krimeve te komunizmit është jo vetëm aktual por një domosdoshmëri për te sotmen dhe te ardhmen e vendit.
Mendoj se PD e ka një detyrim politik e elektoral , një premtim te pa përmbushur , një pune te pambaruar ligjin për dekomunistizimin e vendit . Ajo është partia qe u krijua si antikomuniste një monopol qe, shpesh here pa e merituar , e gëzon edhe sot . Ajo ka ne themelin e saje politik e elektoral antikomunistet dhe te përndjekurit politikë gjë qe e detyron atë te jete ne krye te përpjekjeve te gjata e te mundimshme te shumues se shqiptarëve për tu shkëputur nga e kaluara kriminale komuniste . Nuk është se PD nuk ka bere asgjë për dekomunistizimin pasi mund te kujtojmë këtu dëmin ne vitin 1996 për gjenocid te 70 zyrtareve te larte te diktaturës komuniste midis tyre edhe diktatorin e fundit Ramiz Alia te cilët u shpallën te pa fajshëm sapo ish komunistet u kthyen ne pushtet me revolucionin e vitit 1997 . Por pas kësaj periudhe antikomunizmin PD e ka zbatuar ne mënyre sporadike e ka përdoruar politikisht kur ka qene ne opozite ndërkohë qe ne qeveri ka bërë pak apo aspak për të . Iniciativa qe ka ndërmarrë z. Basha me projekt/ligjin për dekomunistizimin e kthen PD-ne tek puna e lënë përgjysmë jo vetëm ne raport me krimet komuniste por me krimin ne përgjithësi. Një nga arritjet e mëdha te z. Basha është Ligji i Dekriminalizimit . miratimi i te cilit krijoi mundësinë e pastrimit te politikes dhe administratës shtetërore nga një pjese e krimit, atij ordiner . Mirëpo ky ligj nuk e pastrin dot politikën e shtetin nga krimi pasi ai nuk parashikon krimet politike por vetëm ato ordinere . Çuditërisht ne asnjë nen te tij nuk parashikohet ndalimi autoreve te krimeve te tilla si krime lufte , , krime kundër njerëzimit dhe gjenocid qe do të mund te largonte nga politika autoret e tyre . Ligji parashikon largimi nga parlamenti apo poste te tjera shtetërore , te zgjedhur apo të emëruar , një person qe është dënuar për korrupsion apo se ka trokuar droge dhe nuk largon apo ndalin një person qe ka urdhëruar vrasjen torturimin e dënimin e mijëra kundërshtarëve politik dhe familjareve te të e dhjetëra te rinjve shqiptar ne kufi pa asnjë baze ligjore pa llogaritur këtu varfërinë izolimin dhe trajtimin si skllevër te shumues së popullit te Shqipërisë . Te gjithë besoj biem dakord qe këto te fundit janë vepra penale shume me te renda se trafiku drogës megjithëse edhe trafiku i drogës dhe armeve ishte një nga krimet e kryera nga qeveria komuniste . A mund te pretendojmë dot ne ketë situate qe dekriminalizmi është i mundur vetëm me ligjin aktual ?! Nuk besoj se ka njeri normal qe mund ta pretendoje dot këtë. Prandaj kemi këmbëngulur dhe ngulmojmë që Shqipëria te ketë një ligj te tillë pasi ,ne fund te fundit , sido qe t’ia vëmë emrin ,dekomunistizimi është de fakto e de jure dekriminalizim.

*Kryetar i Shoqatës Antikomunistet e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë