Dega e PD-sëKurbin feston 28 vjetorin e themelimit të saj
Dega e PD-sëKurbin ka festuar 28 vjetorin e themelimit të saj. Behar Haxhiu kreu i Degës në fjalën përshëndetëse drejtuar anetarëve dhe simpatizantëve ka theksuar se Kurbini është konsideruar si ndër zonat më demokrate në vend, ndaj dhe si e tillë duhet të tregojmë vulnetin e çdo demokrati për të fituar zgjedhjet vendore të qershorit. Mandati i kreut të bashkisë së Kurbinit është i dhuruar nga strukturat e pushtetarëve të sotem, duke na mohuar kandidimin e subjektit tonë ne zgjedhjet e katër viteve më parë.
Më tej kreu i PD-së Kurbin Haxhiu ka shtuar se numri i papunësisë kanë arritur shifra alarmante sidomos në zonën e Kurbinit duke thelluar më shumë varfërinë, e kësaj zone. Njëkohësisht Kurbinit po i mungojnë shërbimet, infrastruktura, mungesa e rendit, institucionet janë inekzistente. Kjo qeverisje duhet rrëzuar me çdo formë demokratike, dhe jemi ne demokratët që duhet të shporrim këtë kryeministër të parpëgjegjshëm. Në zgjedhjet e qershorit të ardhshëm ne do të fitojme, për t’i dhënë komunitetit të Kurbinit qeverisjen e duhur.
Nënkryetari i PD-së Edmond Spaho ka përshëndetur me këtë rast duke premtuar mbështetjen dhe të kreut të PD-së Lulzim Basha. njëkohësisht kanë përshendetuar dhe deputetë nga Qarku i Lezhës me rastin e 28 vjetorit te themelimit të PD-së Kurbin.