Debati për “Shqiponjën ”. Basha -Ramës : Kur ke simbol hashashin Shqiponja të duket vulgaritet

Sheshi “Shqiponja” në hyrje të Tiranës nga drejtimi i Durrësit tash e tutje do të identifikohet vetëm nga një pllakatë, pasi monumenti “Shqiponja” që ia dha emrin këtij sheshi është hequr të premten në mbrëmje.
Simboli i shqiptarëve, i derdhur në çelik, 6 metra i lartë, ishte vendosur në rrethrrotullimin e Doganës, në nëntor të vitit 2012, në 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Ngritja e këtij monumenti ishte finanacuar nga biznesmeni dhe filantropi i njohur shqiptar, Lazim Destani.
Monumenti “Shqiponja” ishte cilësuar si “tmerr estetik” dhe si “një alterim vrastar për sytë” nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“Shikoni, për shembull, se çfarë tmerri estetik është ajo shëmbëlltyra e shqiponjës së flamurit, e vendosur tek hyrja e Tiranës. S’ka asgjë nga pesha dhe finesa e origjinalit në fushën e kuqe të flamurit, zero! Përkundrazi, është një alterim vrastar për sytë, një siluetë agresive në boshllëk”, ishte shprehur Rama. (r.m.)

Por ka mbritur me nje here pergjiogja e kreut te opozitës, Lulzim Basha I cili ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për heqjen e simbolit të Shqiponjës
Rama e konsideroi simbolin e Shqiponjës tek Dogana si vulgaritet të hipur në piedestal, por Basha thotë se kur zgjedh për simbol hashashin, Shqiponja Kombëtare të duket vulgaritet.
Sipas kreut të PD, kryeministri shaktërron Shqiponjën e 100 Vjetorit të Pavarësisë për miliona euro që i jep një kompanie fantazëm.
Postimi i Bashës në Twitter:
Kur zgjedh për simbol hashashin, Shqiponja Kombëtare të duket vulgaritet. Për Ramën çfarë nuk sjell pará në xhepat e tij dhe oligarkëve është pa vlerë, ndaj shkatërron Shqiponjën e 100 Vjetorit të Pavarësisë, për miliona euro që i jep një kompanie fantazëm dhe nën sekuestro.