Ç’NA DUHET ZYRTARIZIMI I SHQIPES PA SHQIPTARË!?
Sapo e dëgjuam Kryetarin e Parlamentit të një Partie të Çallamit të Madh se e paskërkanë zyrtarizuar gjuhën shqipe, hajde de si na çuditët e na latë pa mend!
Zotërinjtë e kësaj partie si faleminderohen Zotit që e ka ruajtur këtë gjuhë me mijëra shekuj, po lavdërojnë vetveten, bëhen sikur këta e kanë zbuluar, formuar e zyrtarizuar këtë gjuhë.
Po çka se gjuha shqipe është zyrtare e shtetërore në Shqipëri e Kosovë kur me të madhe ikin shqiptarët nga këto shtete e nga kjo gjuhë? Po çka se është bërë zyrtare gjuha shqipe në Maqedoninë Veriore kur Zajazi e Kërçova është i zbrazur me shqiptarë?
Gjuha shqipe zyrtare s’ruhet me ardhjen e kërçovarëve vetëm për zgjedhje lokale, por duke ua bërë e siguruar kushtet sociale e ekonomike për të jetuar në vendlindje. Ç’të duhet zyrtarizimi i gjuhës shqipe pa mos punuar e jetuar në atdheun tonë.
Ç’na duhet zyrtarizimi i shqipes kur pas 10-15 vjetëve Kërçova, Struga e Kumanova do mbeten pa shqiptarë?
@S.Mehazi
15 janar 2019