“ÇLIRIMTARËT”
Nga Av. Xhafer Sadiku
15 janar 1944. “Në Malësitë e Jakovës bëhet konferenca e Këshillit N. Ç. të Kosovës me pjesëmarrjen e delegatëve të Kosovës dhe të Rafshës së Dukagjinit (Metohi). Në rezolucionin e saj konferenca vendosi bashkëpunimin e popullit shqiptar me popujt serb e malazes, në luftën kundër okupatorit gjerman dhe bashkëpunëtorëve të tij Drazha Mihajlloviçit, Xhafer Devës, Ballit Kombëtar, Sefedin Begollit e të tjerë. I bëhet një thirrje këtyre krahinave që të ndihmojnë luftën N. Ç. të udhëhequr nga Marshalli Tito, për lirinë dhe vetqeverimin e popujve të Jugosllavisë. U zgjodh kryesija e Këshillit N. Ç: Mehmet Hoxha, Pavle Joviçeviç, Zeqirja Rexha, Xhevdet Dida, Fadil Hoxha, Milan Qerqar, Ali Shyqyriu dhe Hajdar Dushi”.