Çfare Liverpuli….dhe çfarë permbysje…

Çfare Liverpuli….dhe çfare permbysje…

Nga Adriatik Dosti

Te luash me zemer si Liverpuli e ta dashurosh futbollin si ne Anfield …cfare mrekullie !

Ja dolen …se vune shpirtin ne fushe… guxuan dhe fituan…besuan dhe bene permbysjen e madhe….luajten sikur te ishin nje trup i vetem….nuk reshten se kerkuari finalen e madhe dhe ja arriten…

Cfare skuadre, cfare shpirti, cfare grinte, cfare sakrifice…cfare loje e cfare golash…njeri me i bukur se tjetri e njeri me befasues se tjetri….ku Origi e Wijnaldum kane autoresine por edhe te drejten te jene Mbreterit e kesaj mbremje magjike futbolli…

Por jo pak te drejte ka te duartrokitet edhe portieri brazilian Alison qe ne 4-5 raste ishte shpetimtari i ‘cmendur” i Liverpulit duke e ndalur Barcelonen fale pritjeve te tija te pa besueshme…

Kjo pra eshte bukuria e lojes magjike e sportit me popullor e me te ndjekur ne Planet..,,Futbollit…

Pak kush besonte tek kjo permbysje e rrokade e madhe dhe e cmendur njeherazi aq me shume pas gjithe asaj mrekullie qe bene ne ndeshjen e pare ne Barcelone… Messi dhe skuadra e tij…por ne futboll nuk ka kurre vend per ”shkenca egzakte”’historia e tij me shume se nje shekullore ka treguar e vertetuar se ka ndodhur gjithcka …edhe me e pa besueshmja , edhe me e pa pritura ..edhe me e pak menduara dhe e pa- parashikuara…

Prandaj futbolli eshte kaq i bukur e kaq emocionues…

Te them te drejten kisha menduar nje fitore 2-0 te anglezeve e maksimumi deri ne 3-1 po per ta …….por ne nje permbysje te tille nga 0-3 ne 4-0…jo jo…kurre nuk e besoja sepse nisesha edhe nga mungesat e medha te skuadres se Klopit… ku Salah e Firminjo ishin jashte fushe…plus qe humbja e pare ne Barcelone ishte e rende dhe ne planin psikollogjik e moral gjithashtu……gje qe ta veshtireson se tepermi besimin tek mrekullia e permbysjes ne ndeshjen e kthimit…plus qe Liverpuli momentalisht ka nje ngarkese gare te madhe pasi lufton ne dy fronte te lakmuara Titullin Kampion ne Angli dhe riperseritjen e finales se madhe te Championsit…per te ndrequr gabimin e vjetshem…

Por Liverpuli ja doli…besoi dhe fitoi…kerkoi dhe shenoi…e sulmoi finalen dhe ja mberriti…e me merite …absolutisht me merite te madhe duke dhuruar nje ndeshje e nje rrezultat qe tashme do te kujtohet gjate ne historine e Champions League…

Dhe per te te 9 here ne Finalen e Madhe …ku si per ironi te fatit do te prese ne fushen e rivaleve te perjetshem te Barcelones…ne Madrid ose hollandezet e Ajaksit ose ”surprizen” Totenhem…

Dhe Anfieldi i cmendur pas futbollit do ta kujtoje vertet gjate kete nate te se Martes se 7 Majit 2019…edhe pse sinqerisht pak besonte deri tek nje cmenduri e nje mrekulli e tille dhe ….sa te drejte kane tifozet e mrekullueshem te ketij ekipi simbol… teksa prej vitesh i kendojne nga zemra skuadres se tyre …You Never Walk Alone…

Dhe Barcelona e peson njesoj si vjet me Romen….ndersa Liverpuli tashme mendon te mos e perserise me kurre gabimin fatal qe beri ne finalen e vjetme me Real Madridin edhe pse i denoi vetem thjesht portieri i tyre gjermani Karius…

Liverpuli eshte nje nga ato pak skuadra qe une personalisht e kam dashur ne vazhdimesi dhe e kam ndjekur prej vitesh rregullisht dhe e dini pse?…

Sepse luan futboll..e te argeton se tepermi me gjithcka ben ne fushen e lojes…shenon gola spektakolare e te pa besueshem….ka shpirt, seder, grinte, besim, fair -play ..korrektese, seriozitet , respekt ndaj kundershtarit …publikut…etj etj si askush tjeter…sepse ka nje histori kombetare e nderkombetare qe jo vetem duhet respektuar ne maksimumin e mundeshem …por per gjithe ci ka dhene futbollit anglez e atij europian e boteror te detyron ti ulesh ne gjunje e ti heqesh kapelen…

Finalet e medha ”alla Liverpulce”..

1977- Liverpul-Borusia M…3-1
1978-Liverpul-Bruge ………1-0
1981- Liverpul – Real Mad..1-0
1984- Liverpul – Roma ………1-1 [fitues me penallti ]
2005 Liverpul- Milan ………….3-3 [fitues me penallti]..

Finalet zhgenjyese…

1985 -Liverpul – Juventus.. 0-1
2007 -Liverpul- Milan ……….1-2
2018 -Liverpul- Real Mad. ….1-3

Gjashte skuadrat e medha te Champions League

Reali Madridit …16 here ne finale…13 here fituese…

Milan ……………..11 here ne finale …7 here fituese

Bayerni i Mynihut..10 here ne finale …5 here fituese…

Liverpuli …………….per te 9 here ne finale…5 here fituese..

Barcelona………….8 here ne finale……………5 here fituese…

Ajaksi…………………6 here ne finale……………4 here fituese…

A.R.DOSTI