ÇFARË I DUHET NJË QEVERIE PËR TË QENË ANTISHQIPTARE?

 

Nga Zef Zefi

Në politikën e brendëshme

-Të mbledhë e të sjellë ku janë e s’janë kriminelë të spikatur me dhe pa precedentë penal, në legjislativ, në qeveri dhe në pushtetin vendor?
-të drogojë gjithë territorin e vendit, breznitë rinore aktuale dhe ato të ardhshme, per llogari te fitimeve mafioze?
-Të implikojë e inkriminojë e burgosë të varfërit për një krim shtetëror, të cilin e ka bërë vetë?
-Të grabisë qytetarët nëpërmjet mbitaksimit dhe gjobave, duke i bashkuar me produktin valutor të drogës për të pasuruar kastën, oligarkët, mafian shtetërore, duke e maskuar me investime në fasada, vështirësisht të verifikueshme?
-Të varfërojë tregun, të shkatërrojë klasën e mesme të vetmin minimotor ekonomik të vendit.
-Tu shpërndajë me konçensione oligarkëve sherbime te cilat vetë qeveria i ka detyrim ligjor për të cilen paguhet?
-Të vërë në dispozicion të mafias, trafikantëve e narkotrafikantëve, policinë e shtetit, apo sherbime ushtarake të sigurisë, të cilat kanë detyra të tjera kushtetuese?
-të bëjë një çerek reforme territoriale për qëllime elektorale, duke perqendruar pushtetin ne duart e pushtetit qendror, krej kundër konventave dhe rekomandimeve perëndimore?
-Të blejë, korruptojë e kontrollojë mediat e Shqipërisë duke i kthyer ato në organe të Komitetit Qendror Rilindas, për të kamufluar shkatërrimin e demokracisë dhe pluaralizmit?

Në politikën e jashtme:

-Të deklarohet hapur për ndryshimin e rishikimin e partneritetit strategjik euroatlantik të Shqipërisë, ndryshe ç’ka është sanksionuar në kushtetutë, si aspiratë gjithëshqiptare pas rënes së diktaturës komuniste?
-Të bëhet pjesë e një projekti antishqiptar “jugosllavia e re” nën maskën e paraeuropianizmimit të rajonit, pa dijeninë e popullit, intelektualëve, dhe klasave dirigjente të vendit?
-Të eklipsojë shtetin e Kosovës të njohur nga fuqitë dhe shtetet euroatlantike e më gjërë. Të punojë pareshtur mbas shpinës se Kosovës, kundër pavarësisë e prosperitetit të saj, si dhe krejt faktorit shqiptar në gadishull.
-Nën diktatin e neo otomanëve, të rreshtohet me arabët dhe luftrat e “shahrive” në favor të palestinezëve të cilët perbuzin demokracinë, Kosovën, laicizmin dhe çdo llojë shtetit ligjor (deri me deklarata)
-Të bëjë marveshje okulte antihistorike, antishqiptare,varresh, varrezash, kundër territorit shqiptar të njohur nderkombtarisht?
-Në vend minimalisht të abstenonte, pa asnjë konsultim paraprak me institucionet e tjera kushtetuese të vendit, shkon në OKB dhe për interesa servile dhe okulte bashkon votën në favor të antishqiptarve arabë të diktuar nga turqit, serbët, rusët, dhe shtete të tjera që kanë interesa krejt të ndryshme nga ato tonat. Vihet hapur jo me abstenim, po me votë kundër interesave amerikane, që deri më tani mbas austrohungarisë ka qene e mbetet vetmi garant i pavarësisë, ekzistencës dhe mbijetesës shqiptare.

Çfarë duhet të bëjë më shumë e më keq një antishqiptar, apo një qeveri për të qënë antishqiptare.

Çdo ditë është imperative, shporrja dhe penalizimi i krerëve vendim marrës të saj.