Çfarë është “False Flag” dhe pse ka rëndësi
Nga Ermal Ngjelina
Dje në Bulart të Gjirokastrës ka ndodhur nëj ngjarje ?!
Në botën ku industria e siguracioneve është e zhvilluar, dy shokë mund të bëjnë marrëveshje. Përcaktojnë orarin që të jenë në të njëjtin moment në kryqëzim. Njëri prej tyre hyn me dritë të kuqe dhe përplas makinën e mikut të vet.
I dëmtuari vetëdeklarohet si sakat dhe kërkon miliona nga kompania e sigurimeve. Qëllimi janë të marrë miliona dollar/euro dhe ti ndajë me shokun që pranon fajin.
Përpara se kompania të pranojë marrëveshjen heton ngjarjen. Hetuesi kupton menjëherë që personazhet janë miq dhe ngjarja është “flaged”. Pra ngjarja ka flamur si shenjë për egzistencën e skenarit/prapaskenës/axhendës për të grabitur paratë.
Këto histori janë të zakonshme në botën e industrisë së siguracioneve.
Bota e pushtetit dhe e politikës i përdor false flag me një ritëm akoma më të lartë, si një instrument normal për të garatuar mbështetjen e publikut dhe fshehjen e axhendave.
Për shembull. Ne shqiptarët e datëlindjes para 1990 jemi të gjithë të normalizuar me historitë ku një individ kryente tentativë për arratisje.
Kapej, dënohej, përfundonte në burg politik, ndërsa familja përfundonte në internim. Individi arratisej nga burgu dhe përfundonte jashtë shtetit.
Pas 1990 dilte e vërteta se individi kishte punuar jashtë shqipërisë si spiun Sigurimi.
Pra e gjithë historia e mësipërme është një false flag.
False flag do të thotë vendosje e flamurit në një ngjarje për të nënkuptuar që ajo është e stisur në funksion të një axhende. Arratisja burgosja internimi janë ngjarje që ndodhën në funksion të axhendës së Sigurimit të Shtetit për të dërguar jashtë vendit një spiun të vetin por me besueshmëri si disident për palën kundërshtare.
False flag është term që unë e huazoj nga anglishtja. Pra histori të tilla janë normalitet në politikën e qeverive të tjera.
Vini re çfarë ndodhi me bombat që u dërguan ndaj personazheve të njohur të politikës në SHBA.
1. Bombat mbritën 6 adresa të ndryshme në 6 shtete të ndryshme në gjithë amerikën përgjatë të të njëjtës natës por nuk kishin asnjë shenjë të kompanive postare.
2. Bombat nuk mund të shpërthenin.
3. Përsoni që është publikuar nga mediat si autor, ka të kaluar me paqëndrueshmëri emocionale.
4. Ka qënë i regjistruar si demokrat.
5. Në javët e fundit u regjistrua si republikan.
6. Bleu një furgon të cilin e mbushi me postera të republikanëve.
7. Posterat ishin aq të fresket sa ato jo vetëm që nuk ishin bërë pis me pluhur siç ndodh zakonisht me makinat, por edhe nëse furgoni ishte larë, posterat nuk ishin konsumuar nga furçat që përdoren në larjen e makinave.
8. Ndërsa CNN si zhakonisht u kap me “presh ne dorë” duke përpunuar ngjyrën në fytyrën e të akuzuarit si prodhues të bombave. CNN ja zbardhi atij fytyrën për ta bërë të besueshëm si një Supremacist të Bardhë.
Te 8 elementët që ju përmend mesipër janë informacione që publikohen nga mbështetësit e republikanëve. Ata e konsiderojnë historinë Flase Flag.
Ata argumentojnë se e gjithë historia është e stisur me axhendë politike dhe e prodhuar nga personazhet tek të cilët mbërritën bombat.
Në termat politikë False Fag është shumë e më e rëndë se historia me Sigurimin e Shtetit në Shqipëri.
Në termat politikë false flag nuk do të thotë se kemi të bëjmë me persona të stisur të cilët nuk vdesin. Jo! False Flag do të thotë se ka njërëz që vdesin dfhe vdekja e tyre është pjesë e një skenari për një anxhendë poolitike.
Për të vlerësuar nëse një ngjarje është False Flag apo jo, në terma politikë duhet pritur për të parë se kush ka përfitim politik nga e gjithë historia.