ÇERMENIKA NUK GENJEHET !

Nga Bujar Vreto

Cermenikas dhe Cermenikase ju vlerat e patjetersueshme te historise mijera vjecare te ketyre trevave, qe me perpjekjet tuaja keni kapitalizuar me germa te arta, doket, zakonet, traditat dhe metodologjiin e funksionimit te familjes, fiseve si dhe mardheniet per shkembimin kulturor e tregetar me krahinat e tjera, ku dua te permend krahinen e Berzeshtes qe eshte po kaq e rendesishme per nga vlerat e saj shekullore.

Une e kam per krenari qe jam nip i trevave te Cermenikes dhe djale i trevave te Berzeshtes dhe nuk kam reshtur se shkruari per problematikat qe banoret kane sot por edhe per te shkuaren me drite-hijet e veta, duke qene objektiv dhe pse jam njeri politik me bindje te djathta mundohem te sinkronizoj zemren me mendjen qe idete te jene pertej partive politike dhe te sherbejne per zgjidhjen e problemeve qe sot kane mberthyer zonen, te sherbejne per zhvillimin ekonomik si mundesia e vetme per te ruajtur dhe trasheguar ate qe te paret tane na hipotekuan permes vuajtjeve dhe sakrificave, permes mendjes dhe guximit.

Te flasesh per Cermeniken duhet te hulumtosh dhe me objektivitet te percjellesh tek brezat se ckane perfaqesuar keto treva por dhe te permendesh disa emra qe kane vdekur vetem fizikisht apo edhe disa emra qe jetojne dhe punojne per te ndricuar te shkuaren, jetuar per mes vlerash te sotmen dhe projektuar te ardhmen, fizikisht iku Mustafa Ballgjini por emri s’vdes kurre bashke me kanunin qe rregullonte bashkejetesen ne krahine por dhe mardheniet me te tjeret, iku Beg Balla por aji mbeti i gjalle ne cdo tavoline gezimi apo hidherimi se pasardhesit, banoret e treves por dhe me gjere kane si etalon bisede por dhe zgjidhjeje trashegimin e tij jo vetem folklorike por besueshmerie te ceshtjeve te rendesishme. Cermenika nje karahine me vlera te medha historike, s’mund te jete e tille pa fiset si Ballgjini, Balla, Balliu, Luka, Alcani, Toma, Shera,Qemalli, Shehu, Hoxha, Cota, Alla, Tusku, Bicaku, Gurra, Gjura e shume fise te tjera te nderuara por Cermeniken e pasurojne dhe zbukurojne djemt dhe vajzat e saj qe sot studiojne dhe argumentojne mbi baza shkencore per te kaluaren e kesaj treve, ata jane shume por une do permend disa, Avni Alcani, Fertit Fixha, Rrafman Gjorga.

Ne 14 mars 2018 si asnjeher tjeter u organizua festa e dites se Veres ne vendin e vet aty ku ajo ka gjenezen aty ku ajo lulezoj si nje feste pagane dhe populli i ketyre trevave e meritonte kthimin e kesaj feste ne gjirin e vet. Une thura edhe disa vargje per kete dite te madhe edhe pse sjam poet por kete here me shume foli zemra se mendja..

Lendinat e mbushura me lule
kodrat e malet gjelberojne
njerzia duron e dhuron dashuri
po’ kusaria ska meshire..
ka zhytur familjet ne varferi.
14 mars dite e bekuar
feste pagane nga cermenika e trasheguar
Elbasani qe shume shpejt e perqafoj
dhe krejt shqiptareve jua dhuroj.

Pak mundesi per te festuar
jo se ky vend nuk ka pasuri..
po puna dhe djersa e mbare shqiptarise
eshte kthyer ne sherbim te kriminalitetit dhe oligarkise.

Zoti e bekofte popullin e Cermenikes

Organizatoret e kesaj ceremonie festive nen petkun e shoqates Cermenika i dhane nje drejtim tjeter kauzes duke e kthyer nga ceremoni festive ne elektorale per rilindjen e vdekur, me te thene te verteten me erdhi keq qe njeres te vegjel marrin persiper ceshtje te medha dhe harrojne se diploma blihet por biblioteka jo dhe historine nuk e shkruan me fituesi pse ka dy para nga bataku qe ka perfshire sot Shqiperine por studiuesi si z. Avni Alcani, z. Qazim Shehu e tjer qe i zbardhin faqen treva tona. Une pashe shume te shqetesuar sekretarin e shoqates Cermenika z. Agim Shera per arsye qe festa mori drejtim tjeter dhe tha se ska hije per fisnikerine e zones dhe se cermenika se ka zakon pabesine ndaj te ftuarve i therret per festen e veres dhe i ben fresk oligarkise te droges dhe votave te vjedhura.

Shoqata Cermenika, krahas eventeve tradicionale, kulturore, folklorike dhe zakonore nuk duhet te kthehet ne vegel te pushtetit te korruptuar e festat ti ktheje ne mitingje elektorale por te behet avokate e halleve dhe problemeve qe zona e varfer e Cermenikes ka, te behet avokate dhe te shkule dhembet e pushtetit i majte apo i djathte qofte per te bere nje zone atraktive dhe te vizitueshme jo vetem nja te larguarit e cermenikes por dhe nga turiste vendas dhe te huaj, te behet avokate e banoreve dhe tu hidhet ne fyt atyre qe ndryshuan projektin e miratuar nga ish kryetari i komunes z. Ndricim Lila 17.3 km te gjate dhe 5.2 m te gjere duke vene ne zbatim nje projet hamendesor pa projekt ligjor, me nje gjeresi ku vetem bicikletat mund te shkembehen dhe cilesia e punimeve mizerabel, rruga pa kaluar gjashte muaj e marre ne dorezim nga bashkia eshte shemburr dhe do rikostruktuar pothuajse ne te gjithe gjatesine e saj.

Cermenika nuk fal askend qe abuzon me te…

Bujar Vreto
17-03-2018