Brukselin apo Vangjelin ?!
Nga Indrit Vokshi
Që ta dini për kulturë, Maqedonia ka aplikuar në 2004. I është dhanë statusi kandidat dhe, i është dhënë në 2009 rekomandimi nga Komisioni. Sot, asgjë të re.
Asokohe, po i jepej edhe Shqipërisë por, Erion Veliaj shpiku sikur Griselda e Kavajës ishte shtatzanë, Sali Berisha e ka rrëmbyer dhe ia ka abortuar fëmijën. Ketë lajm e çoi në Bruksel kur po diskutohej Shqipëria. Deri këtu arriti ndyrësia.
Pak më vonë, BE i thoshte Shqipërisë votoni tre ligjet me konsensus dhe iu japim status e negociata. Por Edi Rama, kryetar opozite, nuk jepte konsensus ngaqë LSI-PD kishin bashkuar votat, kishin shkarkuar Vangjelin e PS nga Kryetar i Qarkut të Fierit dhe kishin emëruar dikë tjetër.
Se japim Vangjelin për Brukselin.
Kaq banalitete ka bërë ky njeri kundër ecjes drejt BE, saqë, nuk e di, si ka fytyrë sot dhe deklaron se njëra palë nuk punoi për BE, u përpoq të njollosë Shqipërinë!
E si e njollosi? Duke treguar se u mboll drogë, se u futën kriminelë në parlament. A gënjeu PD? Jo. Por, po nuk ia fshehe ktyne krimin, po tregove, quhet se ke sharë Shqipërinë.
Mund të përparohet pa meritë drejt BE, për arsye strategjike të ndikimit të Rusisë. Pa meritë, se faktikisht Shqipëria këto vite ka qenë skandal në trajtimin që shteti i ka bërë njeriut dhe lirisë njerëzore.
Mirëpo Shqipëria duhet të jetojë në vërtetësi. Nuk duhet lejuar që njeriu i cili nxorri tezën se NATO nuk të jep bukë, vizat nuk të japin bukë, vetëm për përdorim partiak, sot të akuzojë të tjerët se nuk punuan. Vërtetësia ka rëndësi.
Sa për PD-në, s’ka asnjë kompleks. Qeveritë e PD kanë punuar më shumë se cilado qeveri në ketë drejtim dhe për kulturë politike s’ka pse mundohet t’i gjejë bishta rekomandimit, veçse të habitet pa e shprehur se si ka mundësi që BE i jep rekomandim pozitiv kësaj qeverie-kompanie droge e kazerme kriminelësh, ndërsa qeverisë së PD që bëri shumë gjëra për t’i pëlqyer BE-së, deri edhe moratorium skafesh, s’ia jepte, i thoshte merru vesh me opozitën.
Por, siç thashë, ky proçes mund të zgjasë edhe 10 vjet. Do duhet punë shumë, punë që ky kabinet nuk mundet t’i bëjë. Ndaj do duhet qeveri tjetër.