Brovina publikon foton: Dëshmi tronditëse, pamje se si ushtria serbe ka dhunuar femrat në Kosovë
Pamje se si ushtria serbe ka dhunuar femrat në KosovëBrovina paraqet dëshmi se si ishte dhunuar një grua gjatë luftës në sy të familjes
(E plotësuar) – Deputetja e Prtisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina sot ka paraqitur një fotografi që dëshmon dhunimin e një gruaje 35 vjeçare nga ushtarët serb gjatë luftës në Kosovë. Dhunimi sipas saj, ka ndodhur në sy të familjes.
Këtë fotografi dhe dëshmi të tjera, Brovina tha se i kanë paraqitur edhe herëve të tjera, por që sipas saj, asnjëherë prokuroria speciale, qoftë edhe EULEX-i, nuk kanë marrë masa ndaj askujt.
Deputetja Brovina ka deklaruar se gruaja që është në fotografi është ende gjallë dhe është e gatshme të dëshmojë për këtë rast, derisa ka potencuar se i njeh ata që e kanë dhunuar.
Brovina: Një fotografi që është gjetur në aparatin e një ushtari serb që kanë dhunuar gruan