Bravo Indrit Hoxha! Krenar që je njëri nga ne!

Nga Nebil Çika

Në emër të të përndjekurve politikë antikomunistë të Shqipërisë falënderoj z. Indrit Hoxha për qëndrimin dhe fjalën që mbajti sot në Kuvendin e Shqipërisë, ku refuzoi publikisht të marrë mandatin e deputetit e të bëjë betimin në një parlament që drejtohet nga autori I krimeve kundër njerëzimit ish ministri I brendshëm I qeverisë së diktaturës komuniste Gramoz Ruçi dhe i mbushur me autorë e pinjollë të autorëve të krimeve të komunizmit. Z. Hoxha bëri atë që PD dhe deputetët e saj duhet ta kishin bërë që në shtator të 2017 kur Ruci u zgjodh kryetar i Kuvendi duke shënuar turpin dhe faqen e zezë institucionit më të rëndësishëm të Republikës së Shqipërisë në 28 vitet e fundit. Në se do kishin vepruar si Indriti, Ruci nuk do ishte sot kryetar Kuvendi dhe situata në Kuvend dhe në vend do të kishte qenë shumë ndryshe.
Dua ti rikujtoj kreut të PD-së se të përndjekurit politikë antikomunistë janë dhe mbeten shtylla dhe baza politike e elektorale e të djathtës politike në Shqipëri dhe se pa ne jo fitorja por edhe ekzistenca e saj është e pa mundur.
Bravo Indrit!
Krenar që je njeri nga ne!