Bojatiset deputeti Ralf Gjoni .Kryemadhi : Regji e Edi Ramës
Pasi pranoi për të marrë mandatin e deputetit dhe ishte gati për të shkuar në Kuvend, i pispillosur për të bërë betimin, kandidati i LSI-së Ralf Gjoni është qëlluar me bojë të kuqe.
Gjoni është qëlluar me bojë të kuqe, një mesazh ky pas vendimit të tij për të thyer vendimin e LSI-së për djegien e mandateve.
I riu e priste i ulur te dalja e pallati dhe me të parë kandidatin për deputet, ai është çuar në këmbë dhe i ka derdhur në fytyrë një bojë të kuqe nga shiringa që mbante në duar, e më pas është larguar me vrap.
Kryemadhi: Sulmi i Ralf Gjonit nga regjisori Edi Rama
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi komenton sulmin me bojë ndaj Ralf Gjonit
Monika Kryemadhi: ‘Nuk kam dijeni për një gjë të tillë por regjisori Edi Rama për të larguar vëmendjen nga cdo gjë e tij pasi mori betimet e deputetëve shqiptarë tashmë do ti kthejë dhe në klloun duke bërë ngjarje të tilla për të treguar që është sulmuar.
Po të ishte për të sulmuar, do e kishim sulmuar me kohë por shpresoj që viktimat e radhës se Edi Ramës të mos jenë deputetët e opozitës së re të tij. Kështu që më vjen shumë keq për rastin që ka ndodhur për zotin Gjoni. Përgjegjësitë duhet të denoncohen në qoftë se ka përgjegjës dhe shkaktarë të tillë, le të mbajnë përgjegjësitë e tyre. Ajo çka dua të them është që legjitimiteti i atij parlamenti nuk është më.”