Bisht qeni !

Se ku lexova që ky djali ,edhe oligark dhe boksier, i Ndekë Lucës qenka revoltuar për projekt -ligjin e PD për ndalimin e veprave propagandistike terroriste të realizmit socialist . Mu kujtua një debat imi në TV për këtë temë me regjisorin Saimir Kumbaro i cili më tha një fakt që i shkon për shtat këtij Lucës dhe të gjitha lucave të tjera komuniste .
“Doja të merrja për rolin në
filmin “Koncert në vitin 1936”, aktorin e njohur Mirush Kabashi .
Nuk e lejonte komiteti i PPSH në Durrës se ishte me “biografi të keqe” politike.
Shkova tek sekretari i parë dhe i kërkova ta lejonin por në fillim nuk pranoi. Pse merr këtë armikun e klasës, me tha, kur ka aktorë të tjerë me ” biografi të mirë “.
U bind dhe e lejoi pasi i thash se e dua për një rol negativ, rol armiku të klasës. – më tha Kumbaro .
Kështu veprohej në masë me këta aktorët me “biografi të keqe” u jepeshin rolet negative ato të armiqve të klasës.
Ndrekë Luca ka qenë më i përdoruri për këtë lloj lufte artistike të klasave.
Ndreka kishe një vëlla të pushkatuar apo arratisur që kishte qenë qenë pjesë e këtyre luftëtarëve të lirisë që rezistuan me armë në male ndaj diktaturës komuniste .
Rolet e Lucës janë kryesisht negative, priftërinj, diversantë, të arratisur etje që ai me talentin e tij është munduar ti denigrojë në maksimum e ti paraqes para publikut si , si e keqja e madhe e këtij vendi ndërkohë që ishte kundërta , ishin me të mirët, ishte elita, po aq apo më shumë të talentuar e të zotë sa ai, se kishin të njëjtën ADN, vetëm se ishin me karakter e dinjitet e nuk u vunë në shërbim të terrorit komunist si ai, lolo të Enver Hoxhës .
I vetmi rol pozitiv i njohur i Lucës është ai i krye terroristit botëror Leninit, në dramën komuniste “Orët e Kremtimit”, një tjetër krim i rëndë artistik i tij .
Ai e vuri artin e tij në shërbim të xhelatëve komunistë të familjes se vetë dhe gjithë shqiptarëve që i rezistonin diktaturës.
Ata shkelën mbi gjakun e familjarëve të tyre për ti shërbyer hasmit dhe kjo kategori artistësh janë më përgjegjësit për atë që kanë bërë se sa aktorët komunistë që r kishin bindje komunizmin. Kryesisht rolet negative të “armiqve” i luanin këta dhe jo vetëm Luca .
Qazim Mulleti, tek vepra terroriste “Perfekti”, luhet nga Robert Ndrenika që e kishte vëllanë të arratisur në SHBA , “Bishti i qenit” tek “Dora e ngrohtë “, glorifikim i Sigurimin e Shtetit e luan Mirush Kabashi . Ka dhjetëra shembuj për këtë por dua të them që kjo ishte praktika, rolet negative iu jepeshin aktorëve me “biografi të keqe” si Luca, edhe për ti “treguar vendin” e poshtëruar edhe ata si njerëz e aktorë në sytë e publikut .
Këta që pranonin këtë lloj trajtimi e shërbimi ndaj diktaturës dhe persekutorëve të familjeve të tyre shkelën mbi gjakun e tyre për përfitime e karrierë personale, janë me të këqij ,më të, përdorur dhe duhet të ndjehen të turpëruar e jo krenarë për ato që kanë bërë.
Janë autorë e bashkëpunëtorë të hapur në krimet e komunizmit .
Ato vepra artistike të tyre në shërbim të diktaturës krimet e tyre janë dosjet e tyre publike të Sigurimit të Shtetit Për të mos folur këtu për dosjet e fshehta .
Se të gjithë e dimë se sa mundësi kishte një pjesëtar i një familjeje të cilësuar “armike” e komunizmit të behej, shkrimtarë e artist, bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit .
Ata me pjesëtarë të familjeve me njerëz të vrarë nga komunistët apo të arratisur ishin kryesisht në burgje kampe, internimi të dëbuar etje.
Në të shumë raste nuk i lejonin të shkonin as në shkollë të mesme, jo me të bëheshin artistë e shkrimtarë !
Ata që nuk bashkëpunuan ne regjimin përfundon para togave të pushkatimit ose në burgje dhe ishin shumë me të talentuar se këta. Blloshmi, Leka, Nela, Koprencka , Xhagjika, Haxhiademi, Greblleshi, Kostreci, Zhiti, Luarasi, Velo etje janë shembjt se si dhe ku mund të ishe po të mos bashkëpunoje me komunistët dhe te bëheshe pjesë ne krimet e tyre.
Do Zoti i hapin dosjet e Sigurimit, me që janë edhe në të njëjtën paketë të projekt ligjeve me ndalimin e këtyre veprave terroriste, se edhe këtë frikë e kanë, e pastaj flasim me këta llucat e diktaturës komuniste .
Me pak fjalë ky llum, me “biografi” të keqe, kjo llucë e artit të realizmit socialist janë “palmlyshat” në art e kulturë.
Ata duhet të ishin të parët që do të mbështesin ndalimin e tyre se në fakt është ndalimi i turpit të tyre, i lucës që hodhën mbi fytyrat e tyre, mbi familjet e tyre për llogari e në shërbim të vrasësve komunistë. Por “ç ‘lind nga macja gjuan minj, se edhe ky Luca tjetër në shërbim të komunistëve është, për të njëjtat arsye që u shërbente i ati, për interesat e tij personale.
Këta janë e ndjehen në konflikt interesi dhe çdo gjë që thonë për këtë çështje nuk ka pikë rëndësie.
Është një soj sikur të vlerësosh mendimin e këtyre xhelatëve komunistë dhe bijve të tyre për krimet e komunizmit .
Se edhe veprat e tyre propagandistike- artistike krime komuniste janë, prandaj po kërkojmë ti ndalojmë që ti heqim, ti fshimë atdheut tonë të dashur, baltën e lucën që i hodhën në fytyrë me artin e realizmit socialist komunistët.
Por këta nuk turpërohen nuk ndryshojnë dot.
Se siç e kanë thënë edhe vetë kur denigronin njerzit e tyre , bisht qeni janë e kanë për të ngelur brez pas brezi !
n.ç