Betohen deputetët e rinj . Mungojnë Murrizi e Hajdari. Maliqi me dy gishat lart
Seanca e sotme parlamentare ka nisur me betimin e 7 deputetëve të rinj të opozitës.
Sot u betuan Lefter Maliqi, Alban Zeneli, Ligoraq Karamelo, Majlinda Halilaj, Ediola Braha, Edlira Hyseni, Elda Hoti.
Lefter Maliqi ,gjate betimit ka pershendetur me simbolin e PD , dy gishta larte .
Ndërkohë deputeti i PS, Arben Ahmetaj i uroi sukese deputetëve të rinj, duke i kërkur që mos kenë komplekse për atë që kanë bërë.
Ahmetaj: Ju uroj sukses dhe do ju kërkoj miqësisht dhe personalisht mos kini komplekse për atë që keni bërë. Sepse ajo që keni bërë është detyra për Atdheun. Ju uroj suksese dhe të ngriheni në lartësinë e debatit dhe jo të debatit të sharjeve dhe fyerjeve.
Ndërkohë në seancën e sotme është i pranishëm edhe deputeti i LSI-së Lefter Koka, nderkohe qe mungonin Myslym Murrizin dhe Rudina Hajdarin aqe nuk dorëzuan mandatin.
Ju uroj sukses dhe do ju kwrkoja miqwsisht dhe personalisht mos kini kompleks pwr atw qw keni bwrw. Sepse ajo qw keni bwrw wshtw detyra pwr atdheut. Ju uroj suksese dhe tw ngriheni nw lartwsinw e debatit dhe jo tw debatit tw sharjeve dhe fyerjve
Opozita nuk proteston
Opozita nuk ka parashikuar protestë, ashtu siç ka bërë në seancat e kaluara. Kjo pasi po përgatiten për protestën e 16 marsit ditën e shtunë para Kryeministrisë. Por pavarësisht kësaj, policia është pozicionuar dhe ka krijuar një kordon për të përballuar çdo situatë të mundshme.
Është hera e parë që pas lënies së mandatit që opozita nuk do të rrethojë parlamentin, si shenjë revolte për largimin e Ramës nga qeveria.