Betohen 6 deputete te rinj. Mungon Piciri

 

6 deputetë të rinj janë betuar në nisje të seancës së sotme në Kuvend, të cilët kanë dalë nga radhët e PD-së dhe të LSI-së.

Deputetët që janë betuar sot janë:

Eugen Bojaxhi LSI Berat

Andi Përmeti PD Korçë

Fatjona Dhimitri PD Gjirokaster

Nikolin Staka PD Shkoder

Zef Shtjefni PD Shkoder

Artur Roshi PD Tirane

Bashkë me këto betime shkon në 109 numri total i deputetëve, nga 140 që e parashikon Kushtetuta e vendit.

Ndërkohë që një prej deputetëve që ka munguar në seancën e sotme të betimit është Erion Piciri, i cili pritet të kryejë betimin në seancën e ardhshme. Nuk dihet ende arsyeja e kësaj mungesë.