Berisha u ul te socialistët, Balla “lëshon gojën”: Ti PS-së i ha atë…

Sali Berisha për herë të parë në jetën e tij politike, ka kaluar në radhët e socialistëve për sa i përket ulëseve në Kuvend. Berisha priti të marrë fjalën në foltore, por nuk ka shkuar në vendin e tij dhe i ka rënë shkurt, duke u ulur në karrigen e Klotilda Bushkës.

Edhe pse shumë kush mund të thoshte se është ulur nga radhët e socialistëve për shkak të pafuqisë për të shkuar deri në vendin e tij, vetë Sali Berisha e ka sqaruar këtë veprim duke thënë se ai shërben si avokat për socialistët dhe interesat e tyre.

“Për herë të parë prita i ulur në një karrige të socialistëve. E bëra këtë me qëllimin më të sinqertë për tu thënë socialistëve se sot avokat të tyre janë demokratët. Dhe do vazhdoj deri në fund të jemi zëdhënës të qytetarëve. Pa dallim bindjesh politike. Në këtë mënyrë se si është katandisur ky parlament.” tha Berisha.

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla e ka quajtur provokim uljen e Sali Berishës në anën e të majtëve sot në Kuvend. Balla iu përgjigj me fjalë të rënda, pasi Berisha tha se u ul tek maxhoranca për t’i dhënë një mesazh socialistëve se është avokati i tyre.

Balla tha se Berisha në këto 30 vite nuk i afrohet dot PS, pasi sipas tij kjo forcë politike ka kontribuar vetëm për të mirën e vendit dhe e akuzoi ish-kyeministrin për tradhti.

“U bë një provokim i ulët nga një njeri pa turp. Nuk ndodh që unë të ulem në vendin tuaj. Ky individ kërkon sherr dhe luftë sa herë i jepet mundësia. Ne nuk bëmë asnjëherë reagim se burrë i vjetër nuk qëndron në këmbë dhe menduam se e ka nga mosha.

Ky që kërkon të vijë këtu në Parlament se i përfaqëson më mirë socialistët, ky PS i ha atë dhe ky PS ky njeriu nuk ia afrohet dot kurrë se PS në këto 30 vite ka kontribuar vetëm për të mirën e këtij vendi. Ky njeriu që e ka tradhtuar Shqipërinë”, tha Balla

Berisha “kalon” me Partinë Socialiste: Pse e bëra